Rajon
Largohet me dhunë/ Frika e madhe e Aleksandër Vuçiç
Në pergjigje te protestave te opozites dhe shoqerise civile ne Beograd dhe qytete te tjera te serbise, Aleksander Vuçic ka paralajmeruar “protestën më të madhe në historinë e Serbisë” ne mbeshtetje te tij, gje e cila nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat rajonale.
“Qëllimi i tyre i vetëm është të marrin pushtetin me dhunë dhe ta futin Serbinë në kaos, destabilitet dhe trazira” – citon ‘Indeksi’, fjalet e Vucic
Aleksandar Vuçic shpalli “tubimin më të madh në historinë e Serbisë”: “Kundërshtarët duan ta marrin pushtetin me dhunë!” – eshte titulli i ‘Slobodna Dalmacija’ .
“Ne treguam vullnet të mirë ndaj kundërshtarëve tanë politikë që abuzuan me tragjedinë në mënyrë brutale. Populli serb nuk I ka dashur, nuk I do dhe nuk ka per ti dashur ata”, citon fjalet e Vucic portali Klix.
Nderkohe vlen te kujtojme se presidenti serb gjate dy diteve te fundit ka sulmuar disa media kroate te cilat I kane dhene ze nje artikulli te disa diteve me pare te prestigjozes amerikane New York Times, e cila zbardhte lidhjet e Vucic me krimin e organizuar ne Serbi, me qellimin e vetem mbajtjen e pushtetit me cdo kusht.