Politike
Pas talljes me foton, Veliaj masakron Berishën: Është pacient

Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka masakruar Sali Berishën, duke e quajtur atë ‘pacient’ dhe se ‘i vjen keq për degradimin e tij’. Ai ishte i ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Ballanë Report Tv ku tha se Berisha sot është me tpër një pacient se sa një rrezik për kombin. Deklarata e Veliajt erdhi pasi kryeministri Rama nxorri blof Berishën lidhur me një foto të publikuar prej tij një javë më parë në emisionin ‘Opinion’ sipas së cilës Veliaj kishte qenë në Iran. Ndërkohë që në foto ishte kitaristi i grupit ‘The Eagles’, Joe Walsh.
“Vjen një fazë kur kundërshtari vjen dhe bëhet qesharak. Për Saliun kam ndjerë një antipati pasi ka vrarë njerëz. Urdhëroi aviatorët të bombardonin Vlorën. Është një njeri që ka përdorur jugun kundër veriut, një njeri që ka mbijetuar duke mbjellë konflikt. Që unë do ta neverisja këtë lloj politike e kam ditur dhe ndjerë. S’më besohet se do të më dhimbsej sepse ka degraduar në një figurë qesharake. Sot ai është një pacient më shumë se sa një rrezik për kombin. Ky është Joe Walsh. Nuk e di se kush ja ka punuar këtë rreng! Këngëtari është mosha e Saliut sot. Tre vite para se të lindja unë është bërë fotoja! Është qesharake. Një njeri që kemi pasur president kryeministër, që nuk kontrollon fare faktet. Sali është bërë një lolo sot, por edhe gazetarët para se ta nxjerrë Saliu e nxjerrin gazetarët” – tha Veliaj.
“Saliu qartazi i ka dhënë lejen çdokujt që të talleT me të. Sepse është vërtetë objekt talljeje. Dhe kur unë thosha edhe në emisionin tënd të fundit që thirrja ime për Shkëlzenin dhe për Argitën është lidheni babin se ka dalë duarsh, ishte një thirrje jo prej kryetari të bashkisë, por prej një njeriu që thotë, një njeri 80-vjeç nuk mund të jetë objekt gajasjeje. Ky në foto është vet Joe walsh. Joe walsh është kitaristi i “The Eagles”, që ka kënduar këngën e famshme “Hotel California”, që vetë kënga ka dalë në vitin ’76, unë kam lindur në ’79-ën. Pra bëhet fjalë për një foto dhe për një këngëtar që famën e vet dhe që është mosha e Saliut sot, që famën e vet ky e ka në vitin ’76 me “Hotel California”. 3 vite para se të lindja unë. Tani, unë, 3 vite para se të lindja kam qenë kitaristi i “The Eagles”, kam bërë “Hotel California” dhe pastaj kam shkuar në Iran dhe me Gardën Iraniane, e cila në atë kohë, se në atë kohë ishte Shahu i Iranit, pra 3 vite përpara se Shah Palavi të rrëzohej dhe vritej nga Komeiini dhe të vinin Mullat dhe të gjithë radikalët islamikë në Teheran, unë paskam shkuar dhe me gardën që nuk ekzistonte, paskam blerë një incenerator që ta ruaja, që kur unë të bëhesha kryetar bashkie, ta ruaja këtë inceneratorin 40 e ca vite, se 43, plus 3 para se të lindja, 46 vite dhe ta ruaja që kur të vinte Sharra. E kupton sa qesharake. Tani këtu problemi nuk është Joe Walsh dhe kitaristi që e ka postuar vet këtë foto. Këtu problemi është që një njeri që e kemi pasur president, kryeministër, që nuk kontrollon fare faktet. Dhe ti kupton, jo vetëm kaq, por ai gënje aty. Tha ma kanë dhënë shërbimet. Shërbimet i paskan dhënë këtij. Ndërkohë këtu çdo lloj anonimi i servir këtij anonim të lutem, siç i çojnë nëpër këto portalet dhe ketë ta postojnë të gjitha portalet e opozitës. Këtu problemi më i rëndë nuk është ajo që thotë Saliu, që Saliu është bërë një lolo sot, edhe që është një njeri qesharak, kjo as që diskutohet fare”, deklaroi Veliaj.
Kreu I Bashkisë u shpreh se problem më I madh në këtë histori janë disa portale pranë opozitës që nuk bënë asnjë verifikim. “Këtu pjesën më të madhe të medias e kontrollon opozita. Pra, opozita mund të thotë idiotësinë më të madhe dhe ty, ish-shokët e tu, “Lapsi”, Bushati me Shkullakun rrinë nëpër çdo kanal, japin çdo lloj informacioni, kanë harruar të bëjnë gazetarin. Pra janë gati llokum, çfarë t’iu çojë Saliu, këta e botojnë. Dhe kur njerëzit më thonë pse nuk del në debat me të, çfarë të dalësh në debat? Se ti nuk del në debat me njerëz normal, ti del në debat me një njeri që të thotë ti je kitarsti i “The Eagles”, ke bërë “Hotel California” dhe ke qenë dhe në Iran dhe këtë para se të lindje. Pra, gjërat që thuhen në këtë vend janë anomali. Dhe ky vazhdon shkon nga televizioni më televizion dhe nuk i thotë një njeri më fal, ka një kontroll faktesh? Sot ka ka google image search. Pra ti kontrollon sot jo vetëm fjalët, por ti mund të vësh një fotografi dhe google ta nxjerr që kjo është foto e Joe Walsh e bërë në ’76-ën, për turin e “Hotel California”. Dhe kur ti shikon, ja shoku ynë tjetër, Enton Abilekaj, domethënë këta janë njerëz që i ke në çdo studio”, nënvizoi Veliaj.

