Pinknews
Kiara nuk ndryshon mbiemrin/ Çfarë po ndodh me çiftin
Dasma e Luizit dhe Kiarës ishte padyshim ndër ceremonitë më romantike që kemi parë në ekran. Çifti, rreth 3 muaj pas nisjes së një raporti romantik, vendosi që t’i thotë “Po” njëri-tjetrit edhe zyrtarisht.
Ishte pikërisht kryebashkiaku Veliaj, që ndonëse në një orë të vonë, priti në Bashki dyshen, për t’i celebruar. Nuk kishte sesi mos të vihej emocioni në sytë e dyshes, teksa festuan dashurinë e tyre edhe përpara familjarëve dhe miqve.
E si në çdo dasmë, të gjithë vëmendjen e mori nusja, që me shkëlqimin e saj nuk kishte sesi mos ti shpëtonte emocioneve. Të gjithë u shtangën teksa kryebashkiaku e pyeti Kiarën, se çfarë mbiemri do të mbante pas martese dhe ish-konkurrentja e “Big Brother” u përgjigj: Ejlli.
Kjo përgjigje habiti po kaq shumë edhe vetë Luizin që e pyeti i emocionuar: Me të vërtet? Por, duket se një fakt i tillë nuk është i vërtet. Nuk e dimë nëse “vendimi” për të marrë mbiemrin Ejlli ka qenë për efekt spektakli, apo një pakujdesi e momentit, por fakt është që Kiara ligjërisht figuron ende me mbiemrin e vajzërisë, Tito.
Mjafton një kërkim i thjeshtë në “E-Albania” për të parë që nuk rezulton asnjë Kiara Ejlli, por vetëm një Kiara Arben Tito. Megjithatë, ndryshimi i mbiemrit nuk ndryshon asgjë për këtë çift, që po jeton ditë të arta.
Dyshja ka nisur bashkëjetesën që pas përfundimit të lojës dhe po jetojnë dashurinë e tyre tek shtëpia që Kiara ka tek zona e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
“Si ju kam o çapaçula. Iu deshën nja tre ditë me marrë vete para se me bërë këtë video. Ju kërkon falje që nuk ju kam falënderuar një nga një secilit. Shpresoj që me këtë video ta justifikoj vete, Nuk e di çfarë keni parë te unë që më keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës tërë jetën. Ju keni ndryshuar jetën time. Shpresoj t ‘jua shpërblej me karrierën time, me ëndrrën time në muzikë dhe të jem sa më pranë jush. Nuk gjej fjalë me përshkruar atë që keni dhënë dhe keni bërë për mua gjatë katër muajve e gjysmë”, shprehet Luizi.Ajo që bie në sy është se Luizi po qëndron në shtëpinë e partneres së tij, Kiarës, duke hedhur poshtë dyshimet për një krizë në çift për shkak të mungesës së familjarëve në dasmën e tyre.
Pas kurrizit të Luizit shfaqen të njëjtat piktura ku Megi Pojani realizoi një intervistë në “Fun Club” me tezen e Kiarës, teksa moderatorja ndodhej në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Nga ana tjetër, ata kanë nisur të publikojnë edhe foto si çift, teksa ditët e tyre tashmë janë mjaft të ngarkuara, duke nisur menjëherë projekte të reja.
Por, teksa dashuria dhe projektet janë në ditët më të mira, pak informacion ka rreth raporteve që ata kanë me familjarët e tyre. Veç mungesës së nënës në dasmën e çiftit, u vu re edhe mungesa e së motrës së këngëtarit. Bëhet me dije se motra e Luizit, nuk është kthyer nga SHBA.
Ndonëse pak javë më parë, nëna e tij udhëtoi nga New York për në Tiranë, për të takuar të birin, e motra, Ina, nuk ka mundur që të kthehet. Megjithatë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Luizi ka mundur të komunikojë me familjarët e tij dhe raportet mes tyre janë sistemuar ndjeshëm. Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit është diskutuar shumë për ndodhitë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por edhe për ato jashtë.
Pas daljes për herë të dytë nga BBVIP, Kiara hapi një “Instagram” të ri për Luizin, pas mbylljes së atij, që menaxhohej nga shoqja e këngëtarit. Menjëherë pas kësaj, në “Intsagram”-in e kunatit të Luizit, Sokol Tahiri, u pa një postim ku u kërkohej fansave që të mos bëhej “follow” kjo adresë e re, duke aluduar se mes kiarës dhe familjarëve të Luizit marrëdhëniet nuk janë të mira. Por, duket se pas daljes së këngëtarit nga BBVIP, gjërat kanë ndryshuar, pasi tashmë ky postim është fshirë dhe nuk gjendet më në faqen e kunatit të këngëtarit.
Ndërkohë një koment për këtë dyshe ka ardhur edhe nga babai i Kiarës. ArbeTito ka treguar emocionet që ka përjetuar në momentin kur vajza e tij u martua me Luiz Ejllin, një ceremoni e zhvilluar në bashkinë e Tiranës. Ai shprehet se ka besim që Luizi do e mbajë në pëllëmbë të dorës Kiarën. Sipas tij, historia e Luizit dhe Kiarës është një përrallë dhe është i bindur se do i përballojnë më së miri çdo pengesë që do i dalë.
“I gjithë ky ‘BigBrother’ ishte si një përrallë dhe zakonisht përrallat përfundojnë “dhe jetuan të lumtur përgjithmonë” dhe kjo përrallë u realizua në formën më të bukur për mua. E prisja të them të drejtën sepse unë kam pasur gjithmonë besim te Kiara. Kiara asnjëherë nuk më ka tradhtuar në vendimet që merr vetë dhe në të gjitha veprimet që ka bërë vetë”, tregoi ai për “Tch”.
Ai gjithashtu shprehet se ka prerë biletën nesër sepse preferon që të mos jetë nëpër këmbë dhe çifti t’i shijojë sa më shumë momentet pas dasmës.
“Unë e kam prerë biletën, qysh nesër iki. Nuk dua t’i rri njerëzve nëpër këmbë.Urimi që kam për çiftin, të vazhdojnë këtë rrugë kështu siç e kanë nisur. Ta kuptojnë që ‘Big Brother’, ka mbaruar, jeta është e vështirë. I ka të gjitha të mirat dhe të bukurat, por ka dhe ato të këqijat dhe pengesat e veta, por jam shumë i bindur që do i përballojnë me sukses, sepse ma çfarë kam parë, Luizi është një djalë shumë i zgjuar, shumë inteligjent”, u shpreh Arben Tito.