✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Prag tragjedia/ Gara mes dy makinave luksoze për pak sa nuk i marrin jetën këmbësorit

Unaza e Korçës është kthyer në shqetësim për sigurinë rrugore, pas një denoncimi qytetar për dy automjete luksoze që dyshohet se janë përfshirë në një garë të rrezikshme, duke rrezikuar drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për një automjet Range Rover me targa AB 001 RV dhe një Mercedes-Benz S-Class. Në pamjet e dërguara nga qytetari, automjetet shfaqen duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme, ndërsa një përplasje me një tjetër drejtues mjeti duket se shmanget për pak.

Qytetari pretendon se episode të tilla janë kthyer në një shqetësim të përsëritur në këtë aks rrugor. Në denoncim ngrihen gjithashtu pretendime për drejtuesit e automjeteve, përfshirë edhe pretendimin se njëri prej tyre ka dalë së fundmi nga burgu për vepra të rënda penale. Ky informacion nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Pamjet ngrenë pikëpyetje për sigurinë e qarkullimit në Unazën e Korçës dhe për nevojën e kontrolleve ndaj garave të paligjshme dhe manovrave që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Për këtë arsye, kërkohet reagimi i Policisë së Shtetit dhe i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për të verifikuar denoncimin, identifikuar drejtuesit dhe sqaruar nëse janë kryer shkelje të Kodit Rrugor. Deri në një reagim zyrtar, pretendimet e qytetarit mbeten të pakonfirmuara./ joq

Advertisement