Connect with us

Politike

FOTO/ Berishës i ndodh e papritura teksa po votonte

Ish-kryeministri Berisha votoi pak më parë bashkë me familjen e tij në shkollën “Kosova”, ndërsa hasi probleme pasi pajisja i lexoi me vështirësi shenjat e gishtave. Pas disa sekondash mund, pajisja arriti të identifikonte Berishën, ndërsa ai foli edhe për problemet që po hasen me identifikimin e qytetarëve në të gjithë vendin për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve. 

“Ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh, ndaj le t’u prijë mençuria e tyre në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit. Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar”, u shpreh Sali Berisha.

I pyetur në lidhje me problemet me pajisjet e identifikimit elektronik, ish-kryeministri ka folur për “hakera qeveritarë”, ndërsa për Policinë e Shtetit shtoi “Nëse i bini numrit të Policisë, ai nuk përgjigjet më. Ka marrë pushim sot Policia.”

Advertisement