Connect with us

Aktualitet

‘Punonte si shpërndarës picash’/ Përloten shokët e 15-vjeçarit që mbeti i vrarë

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Gramshin, ku një 15-vjeçar humbi jetën si pasojë e një sherri mes nxënësve, kanë folur shokët e tij me lot në sy, të cilët e cilësonin atë si një djalë shembullor, të urtë dhe që ishte kundër dhunës dhe sherreve.

Nxënësi 1Ishte shumë i sjellshëm i qetë, mësonte, ishte jo ngacmues, shoqërohej me të gjithë, nuk ishte person që zihej.

Nxënësja 2: Ka qenë një nxënës shumë i shoqërueshëm, merrte pjesë në çdo aktivitet shkollor, po ashtu dhe jashtë. Ishte një djalë i çiltër që bënte shumë shaka, ka qenë shumë i mirë. Faktikisht Fatjoni nuk kishte zënkë me atë personin, ai ka hyrë thjesht për të ndarë kushëririn e tij mesa mora vesh unë. Nuk ka qenë person që i kishte qejf zënkat, përpiqej që t’i largonte ato, t’i shmangte duke i mbyllur muhabetet në moment.

Gazetarja: Si ka qenë mëngjesi sot në shkollë?

Nxënësja 2: Nuk kishim dëshirë të vinim, por vetëm prej tij e gjetëm forcën. Pastaj ishte një shok që nuk donte të shikonte asnjë të mërzitur, donte që çdo kush të ishte i qeshur.

Gazetarja: Ju ishit shoku i ngushtë i Fatjonit apo jo? Duke qenë përsoni më i afërt në shkollë me të, kishit kuptuar diçka?

Nxënësi 3: Jo nuk kisha kuptuar asnjë gjë, ne vetëm rrinim, loznim, nuk kisha marrë vesh asnjë gjë.

Gazetarja: Kur ishte momenti i fundit që e keni takuar dje? Kur u ndatë nga njëri-tjetri çfarë tha?

Nxënësi 3: Pas shkollës ishim këtu, u ndamë, do shkonim në shtëpi, thamë hajde se do takohemi nesër, pastaj ndodhi kjo.

Gazetarja: Ju vetë si e morët vesh?

Nxënësi 3: E mora vesh nga lajmet dhe nga mami që më tha. U shokova direkt (përlotet). Është shumë e vështirë, kisha menduar të mos vija fare, për respekt të tij…

Nxënësi 4: Ishte një tip që shikonte vetëm punët e veta, na ndihmonte kur ishim keq. Pjesën më të madhe të ditës rija me të, nuk kishte asnjë shqetësim. Mbarova shkollën, i dhashë dorën dhe i thashë po iki dhe takohemi… Se e lamë plan të takoheshim pasdite dhe ika në shtëpi.

Gazetarja: Çfarë planesh kishit lënë ju me njëri-tjetrin?

Nxënësi 4Ai do ikte të qetheshe, pastaj në orën 4 kishte punë, do rija pak tek puna e tij dhe do ikja në shtëpi. Punonte si shpërndarës picash në orën 4 deri në orën 11 të natës. Kishte qejf të kishte lekët e veta.

Advertisement