Aktualitet
58-vjeçari vrau me sëpatë kunatën, dyshohet për lidhje intime mes tyre
Detaje të reja lidhur me krimin në familje, ndodhur në fshatin Kusarth në Elbasan.
Alma Qevani u godit për vdekje me sëpatë nga burri i motrës së saj.
Dyshohet se pista e parë ku po heton grupi hetimor është se mes tyre dyshohet se pasur një lidhje intime mes 58-vjeçarit dhe kunatës së tij.
Ndërkohë është marrë në pyetje bashkëshortja e autorit të krimit dhe nëna e viktimës.
“58- ka ndjekur me vrap dhe e ka që qëlluar me sëpatë. Dyshohet që konflikti mes tyre mund të ketë qenë për lidhje intime dhe ky mund të ketë qenë edhe shkaku kryesor. 58-vjeçari pasi ka qëlluar me sëpatë 44-vjeçaren dhe më pas është larguar nga vendi i krimit. Gruaja është dërguar menjëherë në spital nga familjarë të saj, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra”, raportoi ndër të tjera gazetari Çelmeta.