Connect with us

Bota

EMRI/ 20-vjeçari shqiptar vritet brutalisht, masakrohet 25 herë me thikë

Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë brutalisht në Suedi nga disa persona me kombësi arabe. Bëhet fjalë për Lauren Spahon nga Korça i cili së fundmi kishte emigruar drejt Suedisë dhe punonte në ndërtim. Spaho kishte shkuar para rreth 7 muajsh në Suedi dhe gjeti vdekjen më 8 maj në qytetin Karlstad të Suedisë, por ngjarja u fsheh dhe nuk ishte bërë publike.

20-vjeçari nga Korça, Lauren Spaho ka qenë në një disko bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe

Në disko ka nisur një sherr midis bashkëmoshatarëve të 20-vjeçarit dhe Laureni ka ndërhyrë për t’i ndarë bashkëmoshatarët e tij, por më pas pasi kanë dalë nga disko, grupi i të rinjve me kombësi arabe kanë sulmuar brutalisht të riun shqiptar duke e goditur mbi 25 herë me thikë.

20-vjeçari është dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Për ngjarjen, policia suedeze fillimisht ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe dhe më pas është dhënë masa arrest me burg për 5 prej tyre. Edhe dy të tjerë janë liruar më pas dhe tashmë në burg për krimin ndodhen 3 persona.

Autoritetet suedeze kanë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe më pas policia shqiptare ka lajmëruar familjen e 20-vjeçarit për ngjarjen e rëndë.

Madje babai i Laurenit ka tentuar vetë të shkojë në Suedi që të marrë trupin e djalit, por nuk është lejuar. Po ashtu familjarët pretendojnë se ambasada shqiptare në Suedi nuk i ka ndihmuar.

Ndërsa autoritetet suedeze kërkojnë që të përfundojnë të gjitha procedurat hetimore dhe nuk po lejojnë marrjen e trupit të 20-vjeçarit nga familja.

Advertisement