Connect with us

Bota

Zelensky: Bota ka fuqi për të detyruar Rusinë për paqe

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se ai i kishte paraqitur “botës” formulën e paqes të Ukrainës me 10 pika, teksa takoi liderët botërorë në samitin e G7 në Hiroshima, Japoni.

“Për sa kohë që pushtuesit mbeten në tokën tonë, askush nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke shtuar se “bota ka fuqi të mjaftueshme për të detyruar Rusinë të rivendosë paqen hap pas hapi”.

“Bota jonë është e gjerë, por ne jemi të gjithë së bashku”, shtoi Zelensky. “Nga Japonia në vendet arabe, nga Evropa në Amerikën Latine, ne gjejmë mbështetje për formulën tonë. Dhe ne vazhdojmë këtë punë,” tha ai.

Advertisement