Connect with us

Kronike

Ekzekutimi në sy të babait, pas krimit autori ecën me vrap

Habib Rexha, 31 vjeç zgjodhi të shkonte i vetëm dhe i pamaskuar në lokalin ku ndodhej 48-vjeçari Arjan Gosa për ta vrarë me një plumb në ballë, në sy të babait të tij të moshuar. Nga  verifikimi i kamerave të sigurisë së bizneseve pranë lokalit, pasi lokali ku ndodhi vrasja nuk ka kamera, është zbuluar se Habib Rexha është larguar duke ecur me vrap. Në pamje ai shihet me një çantë në dorë dhe një pistoletë, arma që kreu vrasjen.

Paraprakisht dyshohet se autori e ndoqi viktimën ditë pas dite dhe zgjodhi me plan ta vriste në atë moment.

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për “pse më sheh ashtu” nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i “fortë” në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve

Advertisement