Kronike
Makina përplaset me bordurat anësore, ndërron jetë shoferi 17-vjeçar
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/AKSIDENT-10.jpg)
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Baldushk, Tiranë.
Një 17-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e këtij aksidenti, i mituri ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)