Sport
Arrihet marrëveshja, Pochettino firmos me Chelsea-n deri në…
Mauricio Pochettino do të jetë trajneri i skuadrës së Chelsea-t deri në 2026-ën.
Pas diskutimeve të një sërë emrave si alternativa për të marrë kreun e stolit të Chelsea-t, sipas raportimeve të medieve britanike Pochettino ka pranuar të marrë drejtimin e “bluve” të Londrës.
Palët mësohet se kanë firmosur kontratën, ndërsa së shpejti pritet edhe zyrtarizimi.
Ndërkohë Lampard do të jetë në krye të Chelsea-t për herë të fundit kundër Newcastle të dielën, me argjentinasin që do të marrë stafetën menjëherë pas këtij takimi, për të përgatitur skuadrën për sezonin e ardhshëm.