✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Grabitja e Raiffeisen në mes të ditës/ Reagon banka: Siguria mbetet prioriteti ynë kryesor

Një filial i Raiffeisen Bank, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, është grabitur gjatë ditës së sotme. Pas ngjarjes ka reaguar zyrtarisht edhe banka, duke konfirmuar incidentin dhe bërë të ditur se nuk ka pasur persona të lënduar.

Në një deklaratë për mediat, Raiffeisen Bank sqaron se nga grabitja nuk janë prekur fizikisht as punonjësit dhe as klientët që ndodheshin në ambientet e filialit.

Banka bën me dije se ka njoftuar menjëherë autoritetet kompetente dhe po bashkëpunon me to për zbardhjen e plotë të rrethanave. Për shkak se hetimet janë ende në vijim, institucioni nuk ka dhënë detaje të tjera mbi ngjarjen.

Reagimi i plotë: 

Në një nga degët e Raiffeisen Bank Shqipëri, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, është regjistruar një grabitje, për të cilin janë njoftuar menjëherë autoritetet kompetente. Theksojme qe nuk ka pasur persona të lënduar mes punonjësve apo klientëve tanë.

Siguria dhe mirëqenia e punonjësve dhe klientëve tanë mbeten prioriteti ynë kryesor. Banka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet përkatëse për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Duke qenë se procesi hetimor është në vijim, në këtë fazë nuk mund të ndajmë informacion të mëtejshëm, në respekt të punës së autoriteteve kompetente.

Advertisement