Rajon
Tentoi të vriste gruan me thikë, e pëson shqiptari në Greqi
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/policia-greke.jpg)
Një 56-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar ditën e sotme në Santorini të Greqisë.
Ai akuzohet se donte të vriste gruan e tij 53-vjeçare. Sipas autoriteteve greke, 56-vjeçari me shtetësi shqiptare, të cilit nuk i është bërë i ditur identiteti, ka marrë një thikë kuzhine e më pas ka tentuar të godasë bashkëshorten e tij në bark.
Fatmirësisht, kjo e fundit ka mundur të shmanget dhe është larguar nga shtëpia.
Ngjarja është denoncuar në polici nga djali 26-vjeçar i çiftit, shkruajnë mediet greke.
Shqiptari është arrestuar nga policia dhe po pret gjykimin e tij.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)