Rajon
Viti 2014 dhe ‘Stuhia’ nuk do përsëriten në Veri

Duke folur për ngjarjet e së premtes ku kryetarët e rinj shqiptarë u vendosën në objektet zyrtare komunale në Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan, ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçevic, tha se Beogradi pret nga QUINT’i dhe komuniteti ndërkombëtare “presion dhe dënim” ndaj Albin Kurti, të cilin e akuzoi, siç rëndom bën Beogradi, për veprime “spastrimi etnik” të pjesës veriore të Kosovës.
“Për serbët është e rëndësishme që paqësisht të shprehin kundërshtitët e tyre ndaj asaj që po ndodh, në veçanti në veri, pa ndonjë përshkallëzim të mëtejmë” – tha Vuçeviç duke theksuar se “nuk do të lejojmë një 17 mars si ai i 2004-ës ose Stuhi”.
I pyetur rreth kërkesës së Listës Serbe që Beogradi të tërhiqet nga Dialogu i me Kosovën dhe Serbisë, ministri serb tha se do të shqyrtohet pozicioni i ardhshëm serb në Dialog, por se nuk do të marrin vendime që çojnë “në autizëm politik” dhe pastaj I gjithë faji të bjerë mbi Serbinë”

