Kosova
Kosova, tani më shumë se kurrë ka nevojë për Thaçin
Ish-i dërguari special i presidentit amerikan Trump për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell, beson se kryeministri Albin Kurti po injoron presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Për ‘Pavlovic Today’, Grenell shprehu shqetësimin për mungesën e lidershipit të Biden në Ballkan teksa pyeti: Nuk jam i sigurt se sa gjatë rajoni I Ballkanit mund të përballojë mungesën e udhëheqjes së Biden. Ai gjithshtu eshte shprehur se kryeministri Albin Kurti po injoron presidentin amerikan
“Për vite me radhë i kam bere thirrje SHBA-së që të jetë lider në krizën mes Kosovës dhe Serbisë. Politika e Bidenit është të tërhiqet dhe t’i kërkojë Brukselit të udhëheqë. Ne kaluam nga stabiliteti që ishim në kohën e Donald Trump, në kaos nën presidencen Biden dhe të gjithë mund ta shohin” – tha Grenell, i cili vuri në dukje se Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që eshte parashtruar nga amerikanët, qofshin republikanë apo demokratë.
Ai tregoi se Arthur Schwartz, i Komitetit Kombëtar Republikan, kritikoi Senatorin Chris Murphy, duke thënë se Albin Kurti e kishte mashtruar atë. Sipas Schwartz-it, zgjimi i ftohtë i Murphy-t i ngjante zgjimit të dikujt që, pasi e kanë gënjyer paq, kërkon të nderhyet urgjentisht .
Richard Grenell ka thënë se Kosova ka nevojë për kthimin e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, teksa publikoi nje fotografi te ketij te fundit ne Twitter.
“Albin Kurti është shumë antiamerikan. Lëvizjet e tij të fundit janë dënuar nga republikanët, demokratët, gjermanët, britanikët, francezët, italianët, madje edhe kryeministri i Shqipërisë” – shkroi Grenell.