Rajon
Kosova do vuaj pasojat e mosdëgjimit të këshillave të SHBA
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill tha se Kosova do vuaj pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet me Uashingtonin.
Sic raporton Tanjug, nga Beogradi ai tha se duhet të bëhet progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për formimin e Asociacionit dhe vazhdimin e dialogut.
“Anthony Blinken, e ka bërë të qartë se ai kundërshton çdo lëvizje që ka bërë Kurti te cilat janë në kundërshtim me të gjitha këshillat që kemi dhënë. Ne duhet të përpiqemi të mos humbasim drejtimin tonë që është formimi i Asociacionit dhe normalizimi i marrëdhënieve. Është e nevojshme që rajoni i Ballkanit të pajtohet dhe të vazhdojë në drejtim të BE-së dhe integrimeve euroatlantike” – tha ambasadori amerikan