Thinking ...
Connect with us

Kronike

Po priste të ikte në punë, 73-vjeçari i plagosur nga atentati në Sarandë niset drejt Tiranës

Xhevdet Skëndaj, 73-vjeçari që mbeti i plagosur gjatë atentatit të ndodhur sot në Sarandë, është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Skëndaj mbeti i plagosur gjatë të shtënave që i morën jetën 44-vjeçarit Artan Murtaj, i njohur edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”.

Sipas të dhënave paraprake, Skëndaj ishte kalimtar i rastit në zonën ku ndodhi atentati dhe u godit nga një plumb rikoshetë.

Artan Murtaj u qëllua me armë zjarri në qendër të Sarandës. Autorët dyshohet se ishin dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor dhe u larguan menjëherë pas krimit.

Murtaj rezulton të ketë precedentë penalë dhe ishte përfshirë në një ngjarje plagosjeje një vit më parë.

Ndërkohë, policia vijon operacionin për kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.

Advertisement