Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Leonora Jakupi sulmohet nga Serbia pas përkrahjes për ish krerët e UÇK-së

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka reaguar pas disa shkrimeve të publikuara nga mediat serbe, të cilat kanë trajtuar atë dhe aktivitetin e saj artistik.

Raportimet e fundit nga mediet serbe për artisten shqiptare vijnë pas shpalljes së verdiktit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jakupi ka reaguar ndaj raportime të mediave serbe, duke publikuar edhe një kolazh me titujt e disa prej artikujve.

Foto: Leonora Jakupi / Instagram

Në artikujt e publikuar, mediat serbe kanë shkruar për profilin dhe prejardhjen e artistes, ndërsa kanë rikthyer në vëmendje edhe këngën e saj “A vritet pafajësia”, të cilën Jakupi e kishte publikuar në vitet ’90.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bëhet pjesë e raportimeve të mediave serbe. Në muajin shkurt, disa prej tyre kishin shkruar edhe për këngën e saj “Komandant”, e cila kishte nxitur reagime në Serbi.

Disa prej mediave patën raportuar mbi projektin e ri muzikor të Leonorës, duke e quajtur skandaloze faktin se ishte shfaqur me emblemën e UÇK-së në klip.

Advertisement