Thinking ...
Connect with us

Kronike

U ekzekutua në mes të qytetit/ Pamje e trupit të viktimës së shtrirë përtokë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme qytetin e Sarandës, ku 44-vjeçari Artan Myrtaj humbi jetën pas një atentati me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, viktima u qëllua dy herë me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar, të cilët më pas u larguan nga vendngjarja.

Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, viktima shihet i shtrirë përtokë, pak pas sulmit.

Artan Myrtaj rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë dhe, sipas të dhënave paraprake, ishte përfshirë edhe në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 2025, ku mbetën të plagosur dy persona.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të atentatit.

Advertisement