Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Hyri në banesën e tij për ta grabitur, italiani qëllon për vdekje 25 vjeçarin shqiptar

Një 25-vjeçar, i cili sipas mediave italiane dyshohet se ishte shqiptar, mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele pranë Torinos, pasi dyshohet se kishte hyrë, së bashku me të paktën pesë persona të tjerë, në pronën e një italiani me qëllim grabitjen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në Baldissero d’Alba, një qytezë në provincën e Cuneos. Sipas rindërtimit paraprak të autoriteteve, 35-vjeçari ndodhej i vetëm në banesën e tij, e cila ishte në rikonstruksion, kur dëgjoi zhurma që vinin nga oborri.

I dyshuari për grabitjen kishte mbërritur në pronë së bashku me një grup prej të paktën gjashtë personash. Pas përplasjes, pronari i banesës hapi zjarr ndaj grupit, duke qëlluar 25-vjeçarin, i cili mbeti i vdekur në vend.

Personat e tjerë që ndodheshin me të u larguan menjëherë nga prona. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa autoritetet nisën hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta në të cilat u përdor arma e zjarrit, ndërsa vijojnë kërkimet për personat që u larguan nga vendi i ngjarjes.

Advertisement