Kronike
Dinamika e atentatit/ “Kush je ti”, si nisi sherri ku mbeti i plagosur me 3 plumba Ardjan Çyrbja
Detaje të reja dalin në dritë për plagosjen e Ardjan Çyrbjas, mbrëmjen e djeshme në lagjen “Popullore” të qytetit të Shijakut. Sherri banal mes Çyrbes dhe autorit të dyshuar Ervis Hodo ka nisur në pazarin e qytetit.
“Zanafilla e sherrit ka nisur në pazarin e qytetit, aty ku dy personazhet kanë qenë nën shoqërinë edhe të personave të tjerë dhe janë persona që njohin njëri me tjetrin. Ka nisur një konflikt mes tyre i tipit: “kush je ti, kush jam unë” dhe më pas ka nisur me ofendime të ndërsjella. Më pas të dy personat janë larguar”, raporton gazetari.
Pas sherrit dhe ofendimeve, autori i dyshuar ka shkuar ka marrë armën dhe i ka dalë në “pritë” afër banesës së Çyrbes. Gjatë kësaj kohe Çyrbja i është drejtuar me fjalë ofenduese çka ka bërë që Hodo të nxjerrë pistoletën duke e qëlluar me tre plumba, dy në barkë dhe një afër zemrës.
“Autori i dyshuar ka shkuar ka marrë pistoletën dhe e ka pritur afër banesës së tij. Ardjan Çyrbja i është kthyer me fjalë ofenduese, dhe në këtë moment Hodo e ka qëlluar”, raportoi gazetari.
Referuar të dhënave, Çyrbja rezulton person problematik në Shijak pasi disa vite më parë ka plagosur një person me thikë, por s’ka lidhje me ngjarjen e mbrëmshme. Ardjan Çyrbja ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Durrësit, ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojmë për kapjen dhe arrestimin e autorit