Kronike
Merr flakë Ura e Dajlanit në Durrës
Me stinën e verës dhe rritjen e temperaturave kanë nisur dhe zjarret në Durrës.
Mesditën e kësaj të diele ka marrë fjalë Ura e Dajlanit në qytetin bregdetar.
Flakët kanë përfshirë hapësirën e gjelbër te zona e Urës së dajlanit, në hyrje të zonës së plazhit.
Në zonën e përfshirë nga flakët kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit.