Kronike
SHPEJTESIA SJELL TRAGJEDI, BILANCI NJE VIKTIME
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja ka qenë e fortë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit tip “Audi” ka humbur jetën.
Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Dyshimet janë se shpejtësia e lartë mund ta ketë bërë të pamundur manovrimin e mjeteve dhe shmangien e përplasjes.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të aksidentit, ndërsa po punohet për dokumentimin e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Hetuesit pritet të analizojnë edhe gjurmët në vendngjarje dhe rrethanat e përplasjes për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve.