Connect with us

Lifestyle

Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë

Burrat janë shumë larg të pafalshëm sesa gratë kur vjen puna te pabesia.

Një nga pesë britanikë pranojnë se tradhtojnë partnerin e tyre. Sipas një studimi janë burrat ata që kanë tendencë më të lartë sesa gratë për t’i dhënë fund martesës nëse kanë marrë vesh se janë tradhtuar, shkruan Independent.

Hall Brown Faily Law ka kryer hulumtimin rreth sjelljeve që mund të çojnë në divorc. Sipas të gjeturave, një e treta e ndarjeve ndodhin kur burrat ose gratë kanë falur veprimet e keqe të sa kaluarës, por që përfundimisht ndarja ka ardhur ‘kur ka humbur durimi’.

Sjellje e keqe iu referohet çështjeve si pabesia, problemet financiare dhe abuzimi me substanca.

Megjithatë, sipas hulumtimit janë gratë ato të cilat në raste të tilla sakrifikojnë, duke provuar që të shpëtojnë martesën, pra edhe pse partneri ka bërë veprimet ‘të pafalshme’.

Advertisement