Kosova
‘S’ka afat për Kurtin’/ Të premten njoftohet Shtëpia e Bardhë
Qeverisë së Kosovës nuk i është vendosur afat për t’i kthyer përgjigje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me kërkesat e tyre për deeskalimin e situatës në veri.
Kjo është konfirmuar para gazetarëve në Beograd nga emisari amerikan, Gabriel Escobar, I cili deklaroi se të premten do t’i raportojë Shtëpisë së Bardhë dhe aty do të merren disa vendime.
Escobar konfirmoi se deri më tani nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria Kurti në lidhje me planin për deeskalimin e situatës.
Ai gjithashtu Escobar u pyet edhe për pasojat që mund t’i shkaktohen Kosovës, varësisht nga përgjigja e saj, duke përsëritur se “nëse i kthehet shpina propozimit evropian, i kthehet shpina Evropës.
“Ne nuk nuk duan dhe janë duke ndërmarrë hapa unilateral, si pasojë Kosova do largohet nga lidhja me komunitetin transatlntik” – deklaroi emisari amerikan