Kosova
Rrëmbimi i 3 policëve/ BE: Çdo veprim tjetër mund të përshkallëzojë situatën
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës.
Ai ka thënë se BE është në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR’in për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur.
Në një reagim për Gazetën Express, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet apo thirrjet qe e tensionojnë situatën edhe më shumë.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”, ka deklaruar Stano.