Connect with us

Rajon

Arresto por edhe mendo/ Janjiç siluron Kurtin dhe Vuçiç

“Përshkallëzimi i krizës së sigurisë në veri të Kosovës vazhdon, arrestimi i fundit tregon se politikanët nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë, të gjejnë marrëveshje për çështjen kyçe – sigurinë dhe kthimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës”, tha analisti nga Beogradi, Dushan Janjiç

“Ky është fillimi i një historie të re për të cilën ne, që i mbijetuam viteve ’90 , e dimë se çfarë do të thotë, por kam frikë se Qeveria e Kosovës dhe ajo në Serbi e kanë harruar.  Pasojat do të jenë të rënda si për Prishtinën ashtu dhe Beogradin” – deklaroi Janjiç

I pyetur nëse presionet e bashkësisë ndërkombëtare dhe sanksionet e paralajmëruara do të kontribuojnë në qetësimin e situatës, ai u shpreh se sanksionet, nuk e zgjidhin problemin, por krijojnë një problem të ri.

“Sepse një lidership i përjashtuar, është më i motivuar për të vazhduar luftën e tij” – theksoi analisti nga Beogradi

Sipas tij, Albin Kurti po sulmohet pasi ka udhëhequr politikën e gabuar të reciprocitetit, ka ndërmarrë veprime të njëanshme dhe ka bërë të pamundur një marrëveshje. Ai thotë se edhe Beogradi nuk ka treguar shumë dëshirë për marrëveshje, si për strukturat e mbrojtjes civile, rojet e urës dhe të ngjashme, që të zëvendësohen me struktura ligjore në të cilat të jenë përfaqësuesit e komunitetit serb.

“Formalisht Kurti ka të drejtë të arrestojë, por ka edhe obligim të mendojë për një kontekst më të gjerë” – theksoi analisti serb

Advertisement