Connect with us

Politike

Rrëmbimi në Veri/ Rama del me një tjetër reagim

Kryeministri Edi Rama, i cili është duke bërë përpjekje për të bindur kryeministrin Kurti që të pranojë kërkesat ndërkombëtare për de-eskalim, gjatë ditës së djeshme ka reaguar lidhur me rastin e 3 policëve të Kosovës që u rrëmbyen nga forcat speciale serbe. Edhe pse kjo u konfirmua nag autoritetet policore në Prishtinë, Rama në reagimin e tij të parë ka thënë se do pres fjalën e fundit të KFOR-it për të dhënë një qëndrim, meqë Shqipëria është edhe pjesë e NATO-s.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës” – ishte reagimi I kryeministrit shqiptar.

Por, duket se KFOR-i nuk do të nxjerr ndonjë konkluzion final lidhur me vendndodhjen e policëve të Kosovës. Kështu ka shkruar në një tjetër postim Edi Rama. Ai ka theksuar se pavarësisht pretendimeve për vendndodhjen, tre policët duhet të kthehen në shtëpi dhe ka shtuar se qysh dje është fokusuar 100 për lirimin e tyre. Rama gjithashtu ka bere tha se de-eskalimi mbetet prioritet i prioriteteve dhe pikat e caktuara nga BE duhet përmbushen sa më shpejt.

Advertisement