Aktualitet
Video-ja erotike e Gjicit/ Qytetarët: Duhet t’i kishim vënë flakën Bashkisë së Kukësit
Pas videoskandalit të Safet Gjicit kanë reaguar banorët e Kukësit. Këta të fundit e kanë cilësuar si të turpshëm veprimin e kryebashkiakut. Disa madje shkojnë edhe më tej duke theksuar se u vjen turp që janë kuksianë. Të tjerë thonë për ‘Syri.tv’ se kështu ndodh kur e merr pushtetin me lekë.
‘Ca u bo u bë. Mirë nuk na erdhi, por ai i di punët e veta’
‘Keshtu është kur e merr pushtetin me lek, shumë i rëndë’
‘Për atë që kemi parë është turp t’i themi vetes që jemi kuksianë. Është desht me u çu që mbrëmë me i vu flakën bashkisë, mos me e pa atë person. është turp me pa televizion. Është prostitucion’
‘Gjithë PS kështu është, janë faktet vetë. Ca të folësh”
Mesditën e djeshme (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s’ka reaguar për skandalin në fjalë./Dosja.al