Connect with us

Horoskopi

‘Kujdes! Një javë me pengesa, tregohuni të vëmendshëm…

Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë shumë e rëndësishme. Java nis me një fillim të fortë planetar pasi Jupiteri nga Demi formon një gjashtëkëndësh me Saturnin tek Peshqit. Është një kusht veçanërisht i rëndësishëm astrologjik që favorizon arritjen e qëllimeve dhe ndjekjen e ëndrrave tona. Ka këmbëngulje, durim dhe metodë në çdo gjë që vendosim dhe kjo na ndihmon t’i afrohemi më shumë se kurrë suksesit. Mund të shfaqen mundësi të jashtëzakonshme për sa i përket çështjeve dhe planeve financiare, pasi na jepet mundësia të hapim krahët dhe të realizojmë ëndrrat që na kanë mbetur në mendje për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, ne mund të mbyllim rastet e së shkuarës që nuk përjashtohen të na shqetësojnë. Vazhdimësia e javës mund të na sjellë disa pengesa dhe duhet të kuptojmë zanafillën e problemit që ne t’i japim zgjidhje përpara se të jetë vonë. Ndaj këshillohet për të gjitha shenjat e zodiakut, që të tregohen sa më të kujdesshme në veprimet e tyre si dhe në vendimet që do të marrin përgjatë kësaj periudhe, pasi ‘nesër’ mund të sjellin shumë ndikime. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 19-25 qershor 2023.

Dashi

Për ju të shenjës së Dashit duket se pikërisht kjo javë është një javë e suksesshme, por duhet të jeni shumë të vëmendshëm në një çështje ligjore problematike ose një skandal që mund të ndikojë shumë në jetën tuaj, sidomos 10-të ditëshi i parë duhet të jetë shumë i kujdesshëm çfarë flitet dhe çfarë bisedohet. Gjithashtu, kujdes në ndikime dhe vendime që do të merren, duhet të jeni të vëmendshëm në gjërat që dëshironi të bëni. Mundësi do t’ju jepen, edhe pse disa gjëra nga ana financiare mund të mos jenë ashtu siç ju i prisni. Fokusi më i madh do të jetë ekonomia, është një periudhë shumë e mbarë për ekonominë dhe pozitive në gjërat që do të bëni. Nga mesi i javës është momenti juaj! Në çështjet shpirtërore është një periudhë shumë e mbarë.

Demi

Ju të shenjës së Demit i keni të gjitha mundësitë për stabilizimin ekonomik, për stabilizimin e gjërave të mëdha që lidhen me punën, lidhen me ndryshime të mëdha që do të keni tani e tutje. Dhe jo vetëm kaq, nëse do flasim për punën aktuale duhet të dini se gjithçka është në dorën tuaj dhe mund të stabilizohet pikërisht ashtu si ju doni. Për Demin, kjo javë do të karakterizohet nga disa pengesa të cilat kryesisht lidhen me ekonominë. Mos e lini pas dore, pasi nesër mund të jetë tepër vonë! Fokusohuni për të rregulluar dhe stabilizuar këtë fushë, pasi ndikimet dhe mundësitë i keni. Në fushën e punës dhe karrierës do të merrni disa vendime historike, vetëm kujdes, vendimet mos i merrni në nxitim e sipër apo të ndikuar. Në anën shpirtërore një lidhje me probleme duket se do të stabilizohet.

Binjakët

Rezulton se në këtë javë Binjakët do lodhen shumë, por do fitojnë pak. Megjithatë kjo nuk duhet t’i shqetësojë pasi vërtetë do fitojnë pak, por ky ‘pak’ ka jetëgjatësi në kohë. Brenda këtyre 3 javëve për Binjakët vjen një mundësi shumë e mirë që do të duhet të dinë t’a kapin dhe shfrytëzojnë sa më mirë. Kujdes, mund të dëgjoni shumë fjalë, pasi jemi në një periudhë ku shumë skandale do shpërthejnë. Ndikimi planetar favorizon çështjet e punës dhe karrierës. Sa i takon çështjeve financiare, duket se në ekonomi ka ardhur një moment që duhet të punoni fort, pasi edhe me 1 lek ju mund të bëni ndryshimin. Fati do jetë me ju! Koha dhe momenti i duhur është çelësi i suksesit. Pritet që për shenjën e Binjakëve të mund të ketë edhe disa ndryshime që mund të lidhen me punën. Bëni kujdes që ju të arrini atje ku doni, sidomos në lidhje me komunikimin dhe korrektësinë. Në çështjet shpirtërore i keni të gjitha mundësitë për të stabilizuar drejt pozitivitetit marrëdhëniet tuaja.

Gaforrja

Për Gaforren ka një ndikim favorit planetar në lidhje me vazhdimësinë, stabilizimin ekonomiko financiar, i cili do të jetë prioriteti i Gaforres në këtë periudhë. Edhe pse Gaforret bëjnë shumë gjëra në një kohë, arrijnë t’i çojnë deri në fund, madje edhe ashtu siç ata duan. Do të jetë një javë aktive kjo për ju, do të keni mundësinë të bëni takime të rëndësishme, do të merrni gjithashtu vendime me shumë rëndësi për vazhdimësinë. Fusha e punës dhe karrierës duket se ecën në ujëra të qeta, një punë e re gjithashtu duket se është në prag të zgjidhjes. Kujdes nëse keni investuar në diçka dhe akoma nuk po shikoni frytet, do të jetë e mira të tërhiqeni sa jeni në kohë dhe mundësisht të merrni lekët mbrapsht. Jetojmë në një kohë delikate, por për ju nuk ka vend për shqetësime. Në çështjet shpirtërore flitet shumë për të dashurin/ën tuaj, por do të bëni shumë gabim që të merrni për bazë atë që të tjerët thonë. Dëgjoni zemrën tuaj dhe ecni përpara!

Luani

Luanët janë të dashur, janë nevrikë, janë punëtorë. Asnjëherë nuk janë snob apo mendjemëdhenj. Luani atë që ka e thotë hapur dhe pikërisht kjo është një pikë e fortë e tyre. Është një periudhë shumë e mirë kjo për Luanët, me ndikime shumë favorite. Luanët janë shumë të vëmendshëm në atë që do të bëjnë, çdo gjë që do të nisin gjatë kësaj kohe do t’a bitisin me sukses. Në dashuri duhet të kenë kujdes Luanët këtë javë, ruhuni nga debatet të cilat mund t’ju çojnë dhe drejt ndarjes. Ndarjet që bëhen në këtë periudhë vështirë se rikuperohen. Në fushën ekonomike duket se jeni në kohë perfekte stabilizimi, edhe pse mund të ketë disa ndryshime nuk janë aspak për t’u shqetësuar, pasi do të jenë për të mirën tuaj. Me shumë mundësi nga mes java do të merrni një lajm. Është një javë e mirë në përgjithësi, por vetëm kujdes në çështjet shpirtërore!

Virgjëresha

Për Virgjëreshat duket se tani vërtetë është një kohë e vështirë sidomos në komunikim, në punën tuaj ku çdo gjë mund të shikohet ‘me lupë’. Por, nga ana tjetër keni të gjithë mundësinë të shkëlqeni në punën tuaj, do t’ju jepen mundësi të shpaloseni, do t’ju jepen mundësi edhe për ndryshime. Është gjithashtu një kohë e përshtatshme për të vepruar në anën e ekonomisë, megjithëse Virgjëreshat tani janë në një kohë që mundohen shumë për të arritur në finish, mundohen shumë për të bërë diçka të madhe, pasi Virgjëreshat janë ndër shenjat më analitike dhe më të përgjegjshme të zodiakut. Ndërsa sa i përket çështjeve shpirtërore duhet të bëni pak vëmendje. Një udhëtim i paplanifikuar duket se do të rezultojë shumë i suksesshëm.

Peshorja

Fokusi i kësaj jave për Peshoren do të jetë tek ekonomia. Edhe pse Peshoret janë paksa në dilemë në këtë drejtim, pasi kanë bërë shumë, nuk arrijnë aty ku ata duan të jenë, për këtë nevrikosen dhe mund të bëjnë hapa pas. Por, ka ardhur një moment shumë i mirë, i cili falë ndikimit planetar do të “ndriçojë” rrugën e tyre. Me durim dhe përkushtim do të shkoni shumë lart. Do t’ju jepen shumë mundësi si në punë ashtu dhe në ekonomi. Në këtë të fundit, Peshoret do të jenë të parët që do të përfitojnë. Vetëm kujdes me shpenzimet këtë javë, mos prishni më shumë seç duhet. Bëjini mirë llogaritë, pasi veprimet dhe vendimet e marra këtë javë janë tregues të vazhdimësisë dhe javëve që do të vijnë. Një gabim i bërë sot mund t’ju ndikojë shumë nesër. Ndaj vëmendje dhe kujdes! Në fushën shpirtërore nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Akrepi

Erdhi koha dhe momenti që të merrni të drejtën tuaj, sepse ata që kanë përfituar në shpatullat tuaja mundohen të mbyllin diçka që duket se tashmë ka dalë në sipërfaqe. Ka ardhur momenti që ju të zbuloni një hile apo një mashtrim që është bërë pas krahëve tuaja, do të zgjidhni gjithçka dhe koha do tregojë se çdo gjë do të kthehet në favorin tuaj. E rëndësishmja është që ju t’i shkoni deri në fund. Në  datën 21 qershor, ditën e Solsticit veror – Dielli do të kalojë në shenjën tuaj miqësore të Gaforres, duke sjellë një periudhë me më shumë mundësi takimesh, argëtimi, udhëtimesh, njohjesh dhe më pak stres. Tani është koha e duhur për të organizuar pushimet tuaja, për të planifikuar një udhëtim ose për t’u angazhuar në çdo gjë që ju ndihmon të fitoni njohuri të reja dhe të zgjeroni horizontet tuaja intelektuale. Në fushën sentimentale ka shanse që një person i lidhur me mjedisin tuaj profesional të zgjojë interesin tuaj.

Shigjetari

Atmosfera për Shigjetarët përgjatë kësaj jave është e mirë. Keni kohë që punoni fort dhe duket se tani ka ardhur momenti që të shijoni frytet e punës tuaj. Keni gjithashtu mundësinë e zgjidhjeve të çështjeve të rëndësishme si në fushën ekonomike ashtu dhe në atë profesionale. Shumë gjëra të mira priten të ndodhin në shenjën e Shigjetarëve, një moment mjaft i mirë korrekt në atë që bëni. Do të jeni pikërisht ju ata që do të dini të kapni momentin fiks në kohën e duhur dhe t’a shfrytëzoni në më të mirën tuaj. Është një periudhë pozitive e stabilizimit ekonomik, është një periudhë ideale gjithashtu në karrierën tuaj, e cila ju bën të ndjeheni superiorë. Në një çështje që lidhet me anën shpirtërore duket se një problem të vogël do t’a zgjidhni, nuk ka vend për shqetësime pasi çdo gjë është kalimtare.

Bricjapi

Këtë javë Bricjapët do fokusohen tek dashuria dhe tek udhëtimet. Këto të fundit mund të jenë paksa të shpeshta, por kujdes pasi ndryshe mund të mendoni dhe ndryshe do veproni. Ndryshe do vijnë gjërat, ndaj kujdes! Bricjapët vërtetë arrijnë në finish të realizimit të gjërave, por për këtë mundohen dhe mendojnë shumë. Do të kenë shumë mundësi zgjedhje Bricjapët në këtë periudhë. Korrektësia në punën e tyre është për t’u admiruar, por ka ardhur koha që të mos punojnë më shumë se ç’duhet. Duhet të ndaloni së dhëni gjithçka nga vetja juaj, jeni perfekt në atë çka bëni por mbase të tjerët nuk e vlerësojnë tamam ashtu siç duhet këtë anë tuaj tepër pozitive. Ndaj kujdes se mund të ndodhë shprehja “bëni nder e gjeni qeder”. Duhet të jeni në harmoni me atë që jepni dhe atë që merrni. Në anën shpirtërore nuk keni pasur problem dhe as nuk do të keni. Gjithsesi, në një lidhje të prishur duket se fajtorët keni qenë ju.

Ujori

Për Ujorët duket se është një moment tani i vështirë sepse lidhet me punën tuaj. Mund të jetë një lëvizje nga puna, një largim i padëshiruar apo një rrogë e parregullt. Gjithsesi nuk duhet të nxitoheni në vendimet që do të merrni, pasi të gjitha problemet janë kalimtare. Nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi ju dini se çfarë duhet të bëni dhe ku dëshironi që të shkoni. Do t’ju jepet një mundësi e mirë në vendime apo ndryshime që do të bëni, nga ana tjetër i keni mundësitë që çdo gjë ta bëni me plan dhe jo pa plan. Koha është flori për shumë gjëra dhe karriera është në momentin që ju duhet të tregoheni të vëmendshëm, pasi keni mundësinë e ndryshimeve, keni mundësinë e realizimit të takimeve të rëndësishme që mund të rezultojnë me shumë përfitim për ju. Ju jeni ‘arkitektët’ e punës tuaj. Kujdes në fushën shpirtërore, sidomos ata që janë në një lidhje me pengesa.

Peshqit

Për ju të shenjës së Peshqëve është një periudhë shumë e mirë për të korigjuar gabimet e së shkuarës. Ka ardhur koha që ju të reflektoni për të kuptuar ku keni gabuar. Në fushën ekonomike do të keni shumë përfitime sa i takon financave. Ndikimi planetar do të jetë shumë favorit në këtë drejtim. Do të keni mundësinë të merrni një punë të dytë përsipër e cila do rezultojë shumë fitim prurëse. Gjithsesi kërkohet pak vëmendje dhe analizim në veprimet tuaja. Një udhëtim dashurie është e mundur të ndodhë. Stabilizimi ekonomik, financat, dashuria i kanë të gjitha mundësitë e zhvillimit këtë javë, edhe pse mund të jetë në përgjithësi pak e lodhshme, benefitet do të jenë shumë të mira.

 

Horoskopi

Këtë ditë do ndiheni disi melankolik. Sot keni nevojë për të pasur…

Dashi

Ju nuk ndaheni dot nga e kaluara. Ju këshillojmë se është e kotë të mendoni për diçka që i përket së shkuarës. Gjeni forcat dhe ndryshoi situatën. Në punë asgjë e re.  Sa i takon financave, do ju dalin disa shpenzime të paparashikuara.

Demi

Keni projekte por jeni konfuzë disi. Ajo që duhet të bëni është t’i vendosni vetes një qëllim të caktuar, nëse keni në mendje diçka. Nëse ndërtoni një strategji efikase do të gjeni gjuhën e përbashkët me kolegët tuaj në punë. Jepni besim sa I takon fushës senrimentale, është shumë e rëndësishme.

Binjakët

Këtë ditë do ndiheni disi melankolik. Sot keni nevojë për të pasur pranë një person të besuar dhe që ju përcjell qetësi. Këshillojmë që t’i limitoni konfidencat tuaja dhe të tregoheni guximtar. Ndërmerrni iniciativa. Dikush është ziliqar ndaj arritjeve tuaja.

Gaforrja

Një ditë e mirë sot. Raportet me vëllezërit, motrat, kushërinjtë, të afërmit dhe fqinjët do t’i keni shumë të mira. Miqtë dhe shoqatat mund të ndërtojnë për ju “trampolina” fantastike për të ndryshuar diçka në jetë. Financat të qëndrushme.

Luani

Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Jupiteri nuk është aspak favorizues për ju sot. Do të irritoheni veçanërisht nga persona të cilët ju provokojnë në çdo lloj mënyre. Kujdes me shpenzimet e tepërta.

Virgjëresha

Ruani qetësinë, mos u rrëmbeni. Gjërat duhet të bëhen gjithmonë me qetësi: sot mund të ndiheni nervoz për të bërë gjithçka me nxitim. Por nuk ka asgjë më të gabuar sesa kjo gjë. Mundohuni të bëni ndonjë ndryshim në pamje. Financat mbeten konstante.

Peshorja

Sot mendja juaj punon për një ide mjaft të mirë që do të bëni fshehurazi. Do të keni një humor të mirë sot, por ashtu edhe fat në lojëra. Por përpiquni që mos shpenzoni shumë. Beqarët mund të njohin persona të rinj, hidhuni në sulm.

Akrepi

Një ditë jo e mirë dhe e mërzitshme. Mjaftueshëm monotone, por pasditja do të jetë tepër ekzaltuese në aspektin e dashurisë. Ndërsa beqarët do të vuajnë nga ndonjë emocion i ri nga njohjet e reja. Mos e humbisni rastin. Financat të pastabilizuara.

Shigjetari

Keni nevojë për të gjetur bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme. Në dashuri duhet të jepni më shumë. Kujdes me paratë.

Bricjapi

Një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Por, sot me shumë fat do të kenë të lindurit e ditës së hënë: mund të realizoni ndonjë dëshirë të vogël. Duhet të jeni më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar në gjithçka.

Ujori

Një ditë jo e zakonshme kjo e sotmja. Do ndodhin të papritura. Më mirë shmangni udhëtimet dhe vendet me shumë njerëz. Ata që janë çift duhet të bëjnë kujdes, sepse sot një fjalë më shumë mund të provokojë grindje. Kujdes financat.

Peshqit

Sot partneri/ja ka nevojë për juve. Ajo që këshillohet është t’i qëndroni pranë dhe të jeni mjaft tolerantë pasi ndryshe do ta lëndoni. Kujdes nga thashethemexhinjtë. Mos kini besim te askush për të ndarë gjëra të rëndësishme. Financat konstante.

Continue Reading

Horoskopi

Një ditë me mjaft zhvillime pozitive në jetën në çift

Dashi

Një ditë e mirë kjo e premte për të lindurit e Dashit. Sot juve do të dini se si t’i shprehni ndjenjat partnerit/es. Ajo që juve duhet të kni parasysh është të mos i fshihni ndjenjat dhe mendimet. Beqarëve do i ndodhin gjëra të rëndësishme të cilat do i ndryshojnë jetën. Lajme të mria për financat. Ato do jenë të ekuilibruara.

Demi

Ju keni qenë disi të pasigurt. Fjala ëhstë kryesisht për marrëdhënien tuaj në çift. Por, kjo ditë do t’ju japë një sens të ri sigurie që do t’ju pëlqejë shumë. Beqarët duhet të bëjnë ende durim për të gjetur njeriun e duhur. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Keni disa probleme sentimentale por energjia juaj sot është e mjaftueshme për t’u përballur me to. Përqendrohuni sa më shumë të mundeni. Beqarët do jenë joshës, por sërish nuk do mund të gjejnë personin që po kërkojnë. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur, ose do keni pasoja.

Gaforrja

Një ditë e mirë kjo e sotmja. Një ngarkesë emocionale do të rezultojë diçka shumë e bukur, pasi do t’ju kthejë emocionet e vjetra që kishit kohë pa i përjetuar me njeriun e zemrës. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë atëherë kur se presin ndaj kini besim. Lajme të këqija për financat. Keni shumë probleme.

Luani

Sot do të ndiheni të pasigurt dhe disi çuditshëm. Një ndjesi e panjohur po ju drithëron pa e kuptuar. Mos u frikësoni. Në këto çaste po përjetoni diçka të re me partnerin/en që se kishit provuar më parë. Beqarët më në fund do realizojnë një takim mbresëlënës. Në planin gjërat duken mirë.

Virgjëresha

Sot të lundurit e kësah shenje do të kalojnë një ditë të mrekullueshme me partnerin/en. Ju pëlqen të buzëqeshni dhe t’i bëni të tjerët të ndihen mirë. Vazhdoni kështu. Beqarët do kenë takime dhe aventura kalimtare asgjë më shumë. Financat në vështirësi.

Peshorja

Progresi do të jetë iluzioni juaj sot për ju të dashuruarit. Mos u mërzisni! Thjesht qetësohuni dhe pranoni se disa gjëra nuk mund t’i kontrolloni. Beqarët nuk do jenë ende gati të ndryshojnë statusin e tyre. Buxheti do jetë i mirë.

Akrepi

këtë ditë do të ndjeheni mjaft energjik. Madje, niveli juaj i energjisë është më i lartë se zakonisht, ndaj shtyjeni veten të bëni gjëra që nuk kishit menduar kurrë se do ia dilnit. Beqarët ka gjasa që të gjejnë sot personin e duhur. Financat do mbrohen nga Dielli dhe nuk do keni vështirësi.

Shigjetari

Ju ndjeni se jeni zhytur në monotoni sa i takon jetës në çift. Ndaj, mendoni disa gjëra të reja me partneren. Çfarë prisni, eksploroni kufijtë tuaj. Beqarët më në fund do fillojnë një histori të bukur dashurie. Financat do jenë të mira.

Bricjapi

Një ditë mjaft e mirë kjo e premte. Jeta juaj në çift po shkon më së miri. Jeni të lumtur me gjithçka që ju rrethon dhe nuk ngurroni t’ua tregoni të tjerëve. Beqarët duhet t’i pranojnë ftesat sepse vetëm kështu mund të ndryshojnë statusin. Financat do mbeten të mira.

Ujori

Një çështje jo shumë e rëndësishme po ju ngatërron mendimet dhe ndjenjat lidhur me partnerin/en. Kjo është një situatë e përkohshme e cila do të kalojë sa hap e mbyll sytë. Beqarët do kenë një ditë mbushur me takime mbresëlënëse. Financat do jenë të mira.

Peshqit

Një ditë me mjaft zhvillime pozitive në jetën në çift. Argëtimi do të jetë në thelb të veprimeve gjatë kësaj dite me partneren/in. Ajo që këshillohet është që ju të tregoheni sa më pozitiv me veprimet tuaja. Për beqarët nuk parashikohen ndryshime. Sa i takon financave, duhet një menaxhim më i mirë për të kaluar problemet.

Continue Reading

Horoskopi

“Paratë që prisnit do t’i merrni”, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë Horoskopi

Dashi

Këtë ditë duhet të mendoni që të ndryshoni garderobën tuaj: rrobat që nuk i vishni më dhurojani dikujt që ka nevojë. Përcaktoni se çfarë dëshironi nga marrëdhënia në çift pa u ndikuar nga fjalët e ëmbla. Mos e humbisni vigjilencën.

Demi

Këshilla juaj për sot është të organizoni një udhëtim. Do të jetë për ju gjëja më interesante e ditës. Partneri ka më shumë nevojë që ta kuptoni. Pranoni faljet që dikush ka ndaj jush. Do të jeni shumë konkretë në çdo gjë që do të bëni sot.

Binjakët

Ajo që duhet të bëni sot është t’i jepni rëndësinë e duhur sensacioneve tuaja. Sot do të ndiheni veçanërisht të inspiruar, ndërsa do të merrni vendime të cilat do t’ju ndihmojnë të zgjidhni shumë probleme.

Gaforrja

Këtë ditë juve duhet të bindeni që të jetoni sipas mënyrës tuaj dhe jo ndaj asaj që të tjerët duan për ju. Duhet të jeni përherë vetvetja. Në dashuri duhet të çliroheni prej kujtimeve të së shkuarës për të jetuar të lumtur.

Luani

Sot nuk do jetë ditë fort e mirë për ju. Do të keni dëshirë për të ulëritur dhe për të ndalur botën sot! Por a e dini se në këtë mënyrë nuk mund të zgjidhni asgjë! Në marrëdhënien tuaj dashurore duhet të tregoheni më të sinqertë!

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë shumë me fat sot. Provoni edhe lojra të ndryshme pasi është dita juaj. Kujdes në anën sentimaentale. Vini mënjanë krenarinë dhe sqarohuni një situatë të vështirë me partnerin tuaj.

Peshorja

Nuk po kaloni një moment fort të mirë. Mos u shqetësoni për situatën që po kaloni. Edhe sot ju pret një ditë me stres nga shumë këndvështrime. Gjithsesi ruani qetësinë për çdo gjë dhe mos shpresoni në një ndihmë shumë të madhe.

Akrepi

Në dashuri jeni shumë të hutuar në këtë periudhë. Dedikojini më shumë kohë partnerit. Do të ndiheni veçanërisht të çuditshëm dhe konfuz. Më në fund, paratë që prisnit do t’i merrni.

Shigjetari

Sot do të jeni para shumë befasive. Ditë me shumë të papritura do të jetë kjo e sotmja për ju. Do të jenë tepër nervozë. Por ata që po jetojnë një dashuri të fshehtë do të jenë të lumtur në mbrëmje. Do të takoni miq të vjetër.

Bricjapi

Shtëpia dhe familja do të marrin vëmendjen tuaj. Disa do të shijojnë ftesën e një darke romantike. Idetë që do të keni gjatë kësaj periudhe do të jenë tepër të qarta. Ndaj shfrytëzoni këtë qartësi tuajën për diçka të rëndësishme.

Ujori

Kujdes me marrëdhënien në çift. Mos u besoni t’i rrëfeheni njerëzve të cilët nuk e njohin deri në fund marrëdhënien tuaj në çift. Do të ishte joproduktive! Beqarët më në fund do të shohin pak dritë në qiellin e tyre.

Peshqit

Sot është dita reflektimit për juve. e Gjatë ditës së sotme do të shihni përtej “hundës tuaj” dhe do të kuptoni se bota është e tejmbushur me shpresa dhe raste. Mos jini arrogantë me miqtë.

Continue Reading

Horoskopi

Mos kërkoni vetëm nga partneri dashuri sot sepse edhe ai do doje…

Dashi

Kjo dite do kaloje disa momente te vështira. Ju do gjendeni përballë zgjedhjeve te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Mendohuni mire para se te thoni fjalën e fundit. Beqaret duhet te mos nxitohen nëse dëshirojnë një lidhje te qëndrueshme dhe te bukur. Transaksionet financiare do jene te favorizuara. Shlyejini edhe borxhet nëse keni te tilla.

Demi

Ne lidhjen qe keni krijuar tensioni do vije duke u ulur pak nga pak. Nuk do e kritikoni me atë qe keni ne krah dhe do filloni t’i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë takime premtuese, por nuk duhet te hedhin asnjë hap me tepër sesa kaq. Financat do kenë disa tronditje për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

Binjaket

Do jeni shume posesive dhe xheloze ne lidhjen qe keni krijuar gjate kësaj dite dhe kjo do sjelle mosmarrëveshje me partnerin. Nga ana tjetër mos kërkoni as te dominoni mbi tjetrin. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa te reja. Ndikimi i yjeve ne planin financiar do jete kontradiktor. Me mire do jete te shpenzoni me maturi.

Gaforrja

Deklaratat e dashurisë do jene te forta gjate kësaj dite dhe kjo do e ngrohe se tepërmi atmosferën ne çift. Ne mbrëmje do kaloni momente mjaft romantike dhe drithëruese. Beqaret do jene te pafat ne dashuri kështu qe është e kote qe te kërkojnë. Ne sektorin e financave do keni surpriza te mëdha dhe situata do filloje te stabilizohet. Do ndiheni me te qete tashme.

Luani

Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe pse do bëni çmos qe ta ruani harmoninë asgjë nuk do shkoje ashtu si dëshironi. Kujdes edhe me gjestet. Beqaret do i marrin me seriozisht propozimet qe do ju bëhen dhe ne fakt ato do jene te shumta. Financat nuk do ndikohen nga asnjë planet dhe situata do vazhdoje te mbetet e njëjtë.

Virgjeresha

Me ne fund do pajtoheni me partnerin tuaj dhe atmosfera ne çift do filloje dalëngadalë te ngrohet. Do i pranoni gabimet qe keni bere dikur. Beqaret do bëjnë mire te mos fillojnë angazhime serioze sepse do zhgënjehen dhe do lëndohen pa mase. Ne planin financiar priten disa përmirësime te vogla, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni direkt për ato qe keni pëlqyer.

Peshorja

Dite shume e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do jete ndryshe nga disa dite me pare dhe do ju duket vetja si ne një ëndërr pa një fund. Beqaret do kenë takime te papritura, por qe mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Financat nuk do jene te këqija, gjithsesi yjet nuk rekomandojnë te kryeni shpenzime te pamenduara apo te jepni hua.

Akrepi

Do vendosni arsyen para ndjenjave gjate kësaj dite dhe çdo gjë pritet te shkoje me se miri ndërmjet jush dhe [partnerit. Mund te merrni vendimin edhe për te jetuar se bashku. Beqaret do njihen me një person joshës me te cilin mund te fillojnë një lidhje mjaft romantike dhe pasionante njëkohësisht. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

Shigjetari

Dite mjaft e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Partneri do ua shprehe edhe me tepër ndjenjat. Beqaret ka gjasa te bien ne dashuri me personin e papërshtatshëm dhe do vuajnë mjaft për këtë fakt. Ne planin financiar nuk duhet te veproni pa u menduar sepse problemi me i vogël do sjelle rrënimin.

Bricjapi

Me ndihmën e Venusit do e bëni partnerin t’i kuptoje gabimet qe ka bere dhe lidhja juaj do marre një tjetër drejtim. Ju do tregoheni me te hapur dhe me tolerante gjithashtu. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe do meditojnë. Ne këtë mënyrë edhe mundësitë për te krijuar një lidhje nuk do ekzistojnë. Financat nga ana tjetër do i menaxhoni me kujdes dhe maturi.

Ujori

Mos kërkoni vetëm nga partneri dashuri sot sepse edhe ai do doje te njëjtën gjë prej jush. Çdo gjë ne një lidhje duhet te jete reciproke. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por nuk do ja dalin dot mbanë. Nuk do jete dita e tyre më me fat. Ne planin financiar disa probleme te vogla do ju motivojnë te bëni një riorganizim te situatës.

Peshqit

Beni disa lëshime sot ne jetën tuaj ne çift sepse vetëm kështu do e qetësoni atmosferën e tensionuar qe ka ekzistuar deri me sot. Beqaret, duan apo jo, do duhet te bëjnë disa zgjedhje. Duke filluar qe sot jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Financave do ju kushtoni rëndësinë e duhur. Për këtë arsye situata do jete me e qëndrueshme se kurrë me pare.

Continue Reading

Horoskopi

Beqarët më në fund do të shohin pak dritë në qiellin e tyre

Dashi

Këtë ditë duhet të mendoni që të ndryshoni garderobën tuaj: rrobat që nuk i vishni më dhurojani dikujt që ka nevojë. Përcaktoni se çfarë dëshironi nga marrëdhënia në çift pa u ndikuar nga fjalët e ëmbla. Mos e humbisni vigjilencën.

Demi

Këshilla juaj për sot është të organizoni një udhëtim. Do të jetë për ju gjëja më interesante e ditës. Partneri ka më shumë nevojë që ta kuptoni. Pranoni faljet që dikush ka ndaj jush. Do të jeni shumë konkretë në çdo gjë që do të bëni sot.

Binjakët

Ajo që duhet të bëni sot është t’i jepni rëndësinë e duhur sensacioneve tuaja. Sot do të ndiheni veçanërisht të inspiruar, ndërsa do të merrni vendime të cilat do t’ju ndihmojnë të zgjidhni shumë probleme.

Gaforrja

Këtë ditë juve duhet të bindeni që të jetoni sipas mënyrës tuaj dhe jo ndaj asaj që të tjerët duan për ju. Duhet të jeni përherë vetvetja. Në dashuri duhet të çliroheni prej kujtimeve të së shkuarës për të jetuar të lumtur.

Luani

Sot nuk do jetë ditë fort e mirë për ju. Do të keni dëshirë për të ulëritur dhe për të ndalur botën sot! Por a e dini se në këtë mënyrë nuk mund të zgjidhni asgjë! Në marrëdhënien tuaj dashurore duhet të tregoheni më të sinqertë!

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë shumë me fat sot. Provoni edhe lojra të ndryshme pasi është dita juaj. Kujdes në anën sentimaentale. Vini mënjanë krenarinë dhe sqarohuni një situatë të vështirë me partnerin tuaj.

Peshorja

Nuk po kaloni një moment fort të mirë. Mos u shqetësoni për situatën që po kaloni. Edhe sot ju pret një ditë me stres nga shumë këndvështrime. Gjithsesi ruani qetësinë për çdo gjë dhe mos shpresoni në një ndihmë shumë të madhe.

Akrepi

Në dashuri jeni shumë të hutuar në këtë periudhë. Dedikojini më shumë kohë partnerit. Do të ndiheni veçanërisht të çuditshëm dhe konfuz. Më në fund, paratë që prisnit do t’i merrni.

Shigjetari

Sot do të jeni para shumë befasive. Ditë me shumë të papritura do të jetë kjo e sotmja për ju. Do të jenë tepër nervozë. Por ata që po jetojnë një dashuri të fshehtë do të jenë të lumtur në mbrëmje. Do të takoni miq të vjetër.

Bricjapi

Shtëpia dhe familja do të marrin vëmendjen tuaj. Disa do të shijojnë ftesën e një darke romantike. Idetë që do të keni gjatë kësaj periudhe do të jenë tepër të qarta. Ndaj shfrytëzoni këtë qartësi tuajën për diçka të rëndësishme.

Ujori

Kujdes me marrëdhënien në çift. Mos u besoni t’i rrëfeheni njerëzve të cilët nuk e njohin deri në fund marrëdhënien tuaj në çift. Do të ishte joproduktive! Beqarët më në fund do të shohin pak dritë në qiellin e tyre.

Peshqit

Sot është dita reflektimit për juve. e Gjatë ditës së sotme do të shihni përtej “hundës tuaj” dhe do të kuptoni se bota është e tejmbushur me shpresa dhe raste. Mos jini arrogantë me miqtë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING