Connect with us

Aktualitet

Terrorizëm dhe sulme kibernetike/ Policia kontrolle në Kampin e MEK

Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit. Burime policore bëjnë me dije se urdhri i kontrolleve është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe për parandalimin e sulmeve kibernetike. Shumë nga banorët e kampit janë shoqëruar janë marrë në pyetje dhe po kthehen sërish në kamp. I përfshirë në operacion dhe antiterrori.

LAJMI NE PERDITESIM

Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

Sipas policisë urdhëri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalinin e sulmeve kibernetike.

Ndër të tjera mësohet se autoritetet e policisë së shtetit tashmë pas marrjes së urdhrit nga gjykata po ushtrojnë kontrolle brenda kampit

LAJMI NE PERDITESIM

Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit. Burime policore bëjnë me dije se urdhri i kontrolleve është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe për parandalimin e sulmeve kibernetike. Shumë nga banorët e kampit janë shoqëruar janë marrë në pyetje dhe po kthehen sërish në kamp. I përfshirë në operacion dhe antiterrori. Në kampin e Manzës strehohen pjesëtarë të opozitës iranianë, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi gjetjet e operacionit, apo arsyet konkrete të zhvillimit të tij.

Kujtojmë se Shqipëria në shtator të vitit 2022 ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin! Ndërprerja erdhi pasi sipas qeverisë shqiptare kishte prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online, gjë që nga ndikuar në marrjen e vendimit për të prishur marrëdhëniet zyrtare me këtë shtet. Për ndërprerjen e marrëdhënieve, kryeministri Edi Rama tha se janë vënë në dijeni edhe aleatët strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike të Shqipërisë.

REAGON POLICIA

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aksioni që po kryen në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Sipas policia aksioni po kryhet pas vendimit të GJKKO, me urdhër të ekzekutimit të SPAK, në kuadër të një plani operacional.

‘Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku  banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.

Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij.  Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.’- njofton policia

Advertisement