Connect with us

Aktualitet

Muxhahedinët pretendojnë për dy të vdekur: Përdorën gaz lotsjellës, çfarë krimi kemi bërë ne?

Tensionet po vijojnë brenda kampit të Muxhahedinëve në Manëz të Durrës dhe pretendimet e bëra nga muxhahedinët vijojnë të shtohen. Sipas njërit prej tyre dy persona kanë humbur jetën, si pasojë e gazit të përdorur nga Policia e Shtetit në momentin që zbarkuan brenda ambienteve të kampit.  “Këtu janë vrarë dy persona. Dy njerëz janë vrarë, unë thjesht që di që janë vrarë dy persona. Ne ndihmuam policinë, tani shkoni në spital dhe shikoni ccfarë ka ndodhur. Pse policia shqiptarte mbron diktatorin iranian? Ne kemi qenë për demokracinë e Iranit”, tha njëri per muxhahedinëve për mediat. Ndërkohë, një tjetër prej tyre tha se efektivët e policisë rethuan kampin, duke theksuar më tej se nuk janë kriminelë. “Ne muxhahedinët nuk jemi terroristë. Policia me qindra makina futen brenda, me asnjë paralajmërim. Pse sulmoni kampin tonë? Çfarë ju kemi bërë? Ne jemi refugjatë, ne arratisemi nga lufta në vendin tonë. Ata e rrethuan të gjithë kampin, nga gazi i hedhur është sëmurë. Një nga muxhahedinët u vra. Është territor shqiptar, ne nuk rezistojmë. Nuk ka asnjë njeri të rrezikshëm brenda kampit. Sot është përvjetori i rezistencës iraniane. Sot është përvjetori”, tha ai, mirëpo këto pretendime më herët u hodhën poshtë nga Policia e Shtetit.

Advertisement