Connect with us

Lifestyle

Nëse partneri juaj po përdor këto fraza, psikologët thonë se nuk të do më

Psikologët tregojnë disa sjellje specifike të partnerit tuaj që ndoshta ju vijnë në ndihmë për të kuptuar se diçka nuk shkon në marrëdhënie. Përveç psikologëve, shkencëtarët tregojnë fjalë po ashtu specifike që ju bëjnë të aftë për të dalluar nëse partneri nuk ju do më.

Më poshtë mund të lexoni listën e këtyre frazave që përdorin meshkujt kur nuk e duan më një vajzë:

Nuk kam pse jap shpjegime

Sigurisht që partnerët nuk kanë pse shpjegohen për çdo hap që bëjnë, mirëpo është normale t’i tregojnë njëri-tjetrit si ka shkuar dita e tyre. Kjo është një nevojë e njerëzve normal. Nëse ai nuk do të tregojë se çfarë ndodh në punë, apo në gjërat e tij personale, do të thotë se ai nuk do t’ia dijë për mendimin tuaj.

Nuk është problemi im

Këto fjalë janë një shenjë e qartë se marrëdhënia juaj po shkon drejt fundit. Nëse partneri juaj nuk është i interesuar për problemet tuaja, edhe kur ju i kërkoni ndihmë, atëherë ai nuk do t’ia dijë më për ndjenjat që keni. Njerëzit që e duan njëri-tjetrin, e gjejnë gjithmonë mënyrën për të të ndihmuar kur je në vështirësi.

Nëse nuk të pëlqen, gjej dikë tjetër

Një person mundohet t’ju manipulojë me fjalë. Ai nuk dëshiron të ndryshojë dhe beson vërtet se ju duhet t’i duroni të metat e tij. Nëse nuk ju pëlqen, jeni të lirë të largoheni (thotë ai). Njerëzit që e duan njëri-tjetrin bëjnë kompromise dhe janë më të butë në komunikim. Ata kanë gjithashtu respekt për mendimet e njëri-tjetrit.

Bëj çfarë të duash

Kjo frazë tregon se partneri juaj është indiferent ndaj jush. Atij nuk i intereson se në çfarë situate të vështirë ndodheni dhe se si do ta gjeni zgjidhjen për të dalë prej saj. Njerëzit që e duan njëri-tjetrin e ndihmojnë partneren për të dalë nga çfarëdo lloj problemi që kanë. Ata nuk të lënë vetëm në mes të rrugës.

Ti i ekzagjeron gjërat

Partneri juaj ua thotë këto fjalë për t’ju bërë të ndiheni fajtore. Ju duhet të kini parasysh se ekziston një shans që ju mendoni vërtet më shumë seç duhet. Nëse jeni në këtë situatë, ju duhet të qetësoheni dhe t’i shpjegoni partnerit se çfarë ju shqetëson.

Kujdes: “Ti mendon shumë” nuk mund të jetë një përgjigje. Kërkojini partnerit t’ju japë një shpjegim të plotë. Por nëse ai i përsërit këto fjalë, nuk ju do më.

Unë të dua vërtet

Ju me siguri do të thoni me vete “Nuk mund të jetë e vërtetë, ai më do”. Por kur ai thotë “vërtet” zakonisht partneri juaj ndihet fajtor dhe përpiqet t’ju tregojë se vazhdon t’ju dojë. Këto fjalë mund të përdoren për të shpjeguar sjelljen e tij të keqe. Ai po mundohet të manipulojë ndjenjat tuaja. Nëse çdo gjë shkon mirë në marrëdhënien tuaj, nuk ka arsye për të shtuar fjalën “vërtet”. Të dua mjafton…

Advertisement