Connect with us

Kronike

EMRI/ U kap në ‘shtëpi bari’, i riu shqiptar: Isha i detyruar, kisha borxhe

Një i ri shqiptar është dënuar me 8 muaj burg në Britani, pasi është gjetur në një “fermë kanabisi”. mediat britanike raportojnë se 25-vjeçari Klajdi Kerkapini, në momentin që ka dalë para gjykatës ka deklaruar se e ka bërë këtë punë pasi ishte i detyruar pasi kishte borxhe.

Ai u arrestua më 17 maj të këtij viti, pasi u gjet brenda ‘fermës së kanabisit’ në Durham.

Gjatë aksionit policor, në ambient u gjetën 208 bimë dhe 210 euro, ndërsa sipas autoriteteve britanike vlera e bimëve të kokainës shkon deri në 117 mijë paund.

Advertisement