Connect with us

Sport

Suksesi në Kampionatin Europian Ekipor, Gega: Me këtë frymë ia dalim

Luiza Gega po shkëlqen në  Kampionatin Europian Ekipor që po mbahet në Poloni. Gega u shpall kampione në 3000 metra me pengesa, ndërkohë që nuk mund të mos jetë e lumtur vetë ajo për këtë arritje.

“Sigurisht që përveç dy vendeve të para që arrita, ajo që dua të theksoj është që jam jashtë mase shumë e lumtur për frymën që është krijuar nga të gjitha strukturat e sportit në Shqipëri, përfshirë Komitetin Olimpik, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkia, Klubi i Tiranës, Federata. Unë në këtë aktivitet vërtetë që e kam parë frymën e të gjithë ekipit dhe që mundohen të bëjnë maksimumin.

Fryma dhe gjithë ndryshimet e mira që kanë ndodhur janë vërtet për t’u admiruar dhe kjo është ajo që më mban të motivuar dhe të jap maksimumin, sepse ke gjithë këto nxitje që dhe në mënyrë të pavetëdijshme të bëjnë të japësh maksimumin dhe të mundohesh ti bësh krenar. Gjerat kanë ndryshuar, mbështetja e KOKSH, shpërblimet nga Ministria bashkë me Federatën dhe për herë të parë jemi të gjithë njësoj dhe ndihemi më mirë.

Jam shumë e lumtur për pozicionim dhe kam vërtet besim që me këtë frymë kaq të mirë në të ardhmen mund të marrim medalje edhe më të mëdha”, – tha ajo.

Advertisement