Connect with us

Rajon

A e dëgjon kush?/ Borrell: I kërkova Vuçiç lirimin pa kushte të policëve

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimet të ndara që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka mbajtur një konferencë për media.

Ai ka thënë se i ka kërkuar Vuçicit lirimin e menjehershem dhe pa kushte te tre policëve kosovarë që po mbahen në Serbi.

Po ashtu, Borrell, ka thënë se të hënë bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’iu raportojnë ministrave mbi takimet e zhvilluara dhe rezultatet e arritura në Bruksel

Ai ka kërkuar që të de-eskalohet situata, duke thënë se Kurti dhe Vuçic janë të vetëdijshëm për këtë, por kanë qëndrime të kundërta.

Advertisement