Kronike
U kap me kokainë dhe mijëra euro cash, arrestohet shqiptari në Itali
Një shqiptar 29-vjeçar është vënë në pranga në Itali, pasi posedonte 72 kilogramë kokainë dhe 50 mijë euro cash. Trafikanti u arrestua nga policia e Reggio Emilia, ku dhe iu sekuestruan 72 kilogramë kokainë dhe 50 mijë euro cash.
Gjithçka filloi me një kontroll normal rrugor në një makinë Peugeot 208, më 21 qershor, e cila po shkonte drejt Cavriago nga zona e stadiumit Mapei. Shqiptari nuk është ndalur, ndonëse oficerët ia kanë bërë me shenjë.
Pas një ndjekje që ka zgjatur disa minuta, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka ikur në një rrugë të mbyllur dhe më pas ka braktisur mjetin.
Por, 29-vjeçari shqiptar është bllokuar menjëherë nga policia. Nga kontrolli fillestar në makinën e tij u zbuluan 30 mijë euro të mbështjella në tre tufa.
Më pas kontrollet vazhduan në shtëpinë e tij ku u gjetën 48 pako kokainë me logon ‘Boss’ dhe mbështjellës të tjerë droge u gjetën në një makinë të dytë. Policia gjeti tek makinat 20 mijë euro të tjera para cash dhe më shumë kokainë, një total prej mbi 72 kilogramë.