Connect with us

Bota

VIDEO- Gafa e Biden, ngatërron himnin kombëtar të SHBA-së me atë të Indisë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tashmë i njohur për gafat e tij, këtë herë ka ngatërruar himnin kombëtar amerikan me atë indian, gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, në Shtëpinë e Bardhë.

Në momentin që fillon himni kombëtar i Indisë, Biden shihet teksa ngre dorën e djathtë dhe e vendos në anën e zemrës, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së. Më pas e uli përsëri pasi kuptoi se orkestra nuk po luante “The star spangled banner”.

Advertisement