Politike
Rama: Në turizëm ka paga konkurruese, por mungon krahu i punës
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur në industrinë e turizmit, theksoi se problemi më i madh me të cilin po përballet kjo industri është mungesa e punëtorëve. Ai tha se pagat në këtë sektor janë tepër konkurruese dhe se si pasojë e mungesës së punës, bizneset janë të detyruar të kërkojnë punonjës edhe nga jashtë vendit.
“Problemi sot në industrinë e turizmit nuk është a ka vende pune. Por krahu i punës. Ka shumë kërkesë nga industria për punonjës nga ata më të pakualifikuarit tek ata më të kualifikuarit. Ka gjithmonë e më shumë për të zgjeruar hapësirën e kërkesës përtej kufijve të Shqipërisë sepse ky është gjithmonë e më shumë problem serioz.
Pagat në këtë industri janë gjithmonë e më konkurruese dhe do jenë më shumë. Jemi në rajon ku janë ‘ujqërit më të mëdhenj’ të turizmit europian. Sepse e dimë shumë mirë se ç’është Greqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Italia që e kemi përballë”-tha Rama.