Aktualitet
Konferencë ndërkombëtare për marrëveshjen Kosovë-serbi
Modeli i Brukselit ku liderët e Kosovës dhe Serbisë udhëtojnë për të arritur marrëveshje parciale, të cilët pastaj nuk zbatohen, mund të marrë fund.
Burime diplomatike thonë se në qarqet perëndimore,, që merren me telashet e Kosovës dhe Serbisë, po qarkullon ideja një konferencë ndërkombëtare, ku do të provohej të arrihej marrëveshja Prishtinë – Beograd.
Jo rastësisht, kryeministri Edi Rama, që është aktivizuar kohëve të fundit me propozime konkrete për të gjetur zgjidhje, ka folur për një konferencë ndërkombëtare.
“Kurti dhe Vuçiç, të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë normalizimi, pa të drejtë dalje, deri kur të përfundoj bashkëbisedimi dhe të ketë marrëveshje, që askush prej tyre nuk do ti kundërshtonte. Ato që janë arritur deri tani nuk janë realizuar pas nuk ka vullnet nga palët. Por realiteti i përditshëm sot, po bëhet bazë për një realitet shumë negativ nesër, në të gjitha aspektet” – deklaroi dje Edi Rama
Kosova dhe Serbia gjatë 30 viteve të fundit kanë negociuar në formate të ndryshme. Për gjetjen e zgjidhjeve mes dy palëve të konfrontuara janë përdorur edhe konferencat ndërkombëtare, si ajo në kështjellën e Rambouillet dhe në një model tjetër në Vjenë, ku palët kanë udhëtuar për takime periodike me emisarin e OKB’së (Martti Ahtisaari. Muajve të fundit SHBA dhe BE kanë sinkronizuar përpjekjet për ujdi mes Kosovës e Serbisë, në Bruksel, në kryeqytetin europian, kur për më shumë se 10 vjet janë zhvilluar negociata më kot.