Rajon
64-vjeçari shqiptar futet në banesën e grekes, tenton ta përdhunojë
Një 63-vjecare greke ka denoncuar në polici një 64-vjeçar shqiptar për tentativë përdhunimi. Mediat greke bëjnë mee dije se shqiptari ka hyrë në banesën e gruas, që ndodhet në Saronikos.
Aty, siç dëshmoi gruaja, ai vazhdoi të kryente veprime të turpshme ndaj saj. Gruaja ia doli dhe njoftoi djalin e saj, i cili ka njoftuar më pas policinë.
Menjëherë janë mobilizuar efektivët e policisë, të cilët kanë identifikuar dhe arrestuar 64-vjeçarin.