Connect with us

Kronike

Sherr mes të rinjve në kryeqytet, përfundojnë në spital

 Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se nga sherri kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë goditur me sende të forta nga një person me iniciale G.L. Të lënduar kanë mbetur një 27-vjeçar dhe një 20-vjeçar, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 24.06.2023, rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit B. P., 27 vjeç, dhe Sh. P., 20 vjeç, të cilët gjatë një konlikti, janë goditur dyshohet me sende të forta nga shtetasi G. L. Grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement