Rajon
Përballja ‘kokë më kokë’ mes Mitsotakis dhe Tsipras
Sot qytetarët grekë i drejtohen kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare.
Zgjedhjet parlamentare në Greqi zhvillohen sërish sot, 25 qershor, 5 javë pas zgjedhjeve të fundit të 21 majit, në të cilat kosnervatorët që fituan bindshëm me 20 pikë diferencë nga të Majtët, nuk mundën të siguronin shumicë parlamentare për shkak se u zhvilluan me sistemin e thjeshtë proporcional.
Sondazhet kryesohen ndjeshëm nga Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis i ndjekur nga Syriza e Aleksis Tsipras dhe Pasok me në krye Niko Andrulakis.
Analistët thonë se e diela e dytë pritet të ketë pjesëmarrje edhe më të vogël se procesi 19 majit, pasi qytetarët pritet të preferojnë t’i drejtohen plazheve të shumtë të vendit, edhe për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë këto ditë në territorin e vendit.
Gjithashtu analistët vlerësojnë se nuk priten ndryshime në rezultatin zgjedhjeve përveç faktit se sa e madhe do të jetë shkalla e fitores së konservatorëve, si dhe fatit të partive të shkatërruara të opozitës së majtë që do të duan vite për tu rimëkëmbur.
Ata theksojnë gjithashtu se gabimi kryesor ,sidomos i partisë më të madhe opozitare Syriza ishte se investoi përsëri ashtu si në 2015, tek zemërimi i njerëzve pas kaq shumë vitesh krize ekonomike dhe pandemie ,ndërkohë që njerëzit kërkojnë tashmë stabilitet.