Connect with us

Rajon

Serbët nuk do të mblidhen në Gazimestan më 28 qershor

Peshkopi Teodosije ka njoftuar se ka marrë vendim që “Vidovdanin” e sivjetmë të mos e mbajnë në Gazimestan, por në Manastirin e Graçanicës.

Kjo për arsye të situatës aktuale, duke pretenduar se s’ka siguri pas arrestimeve të fundit nga policia e kosovës.

Në një komunikatë të publikuar nga Manastiri i Deçanit thuhet gjithashtu se kanë kërkuar mbrojtje shtesë nga KFOR-i për mbajtjen e “Vidovdanit”.

Ky vendim vjen pas takimit që Peshkopi Teodosije pati me komandantin e KFOR-it, Ristuccia.

Manastiri tha se kjo është hera e parë që kur përfundoi lufta që kjo festë nuk mbahet në Gazimestan, duke pretenduar se janë mosbesues ndaj institucioneve të Kosovës, të cilat i akuzoi se “i kanë sjellë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë në nivelin më të ulët në 24 vitet e fundit”.

Për këtë takim, KFOR në një njoftim tha se Peshkopi shkoi në këtë vizitë për shkak të situatës në Veri, teksa tha se pozicionimi i Kishës Serbe është që situata të zgjidhet me dialog.

Advertisement