Pinknews
Thotë se ka shpëtuar njerëz nga vetëvrasja, Luizi motivon ata që…
Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, ka qenë i ftuar në intervistë me Meriton Mjekiqin. Prezantuesi e nisi bisedën duke i thënë se ka qenë një frymëzues për shumë njerëz që kanë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.
“Unë pa më të voglin dyshim mund t’ia them që jam dëshmi e gjallë e asaj që ka shpresë, ka dritë në fund të tunelit për gjithë kënd. Ka Zot për të gjithë, është i plotë fuqishëm për të gjithë dhe kurrë s’duhet humbur shpresat as besimin në vetvete, familje edhe në njerëz. Sepse kjo botë ka njerëz të mirë, edhe pse jemi mësuar të themi se kjo jetë është e vështirë dhe është e vështirë për hir të së vërtetës, por ka njerëz të mirë”, ka thënë Luizi.
I njëjti tregoi se plot njerëz ia kanë mbyllur dyert kur ka pasur nevojë, duke thënë se tani po të njejtve iu uron jetëgjatësi, vetëm për të parë se ku ka arritur.
Ai ka folur për turneun e tij aktual në Amerikë, jetën bashkëshortore si dhe mënyrën se si ndryshoi jeta e tij në mënyrë radikale pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 2.