Shkrime
Zbardhet prapaskena e Ramës/ Plani, motivi dhe synimi për ndarjen e Kosovës
Duke marr parasysh situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndërprerjen e dialogut mes dy vendeve, të hënën që shkoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë shtypi me presidentin e Këshillit të Evropës në Bruksel, deklaroi se ai mbështet dhe madje kërkon me ngulm që të organizohet një konferencë ndërkombëtare për Kosovën.
Sipas Ramës, duhet të kyçen brenda kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, derisa ata të gjejnë një zgjidhje për konfliktin midis tyre.
Por këtë kërkesë të Edi Ramës po e kundërshton fuqishëm profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi.
“Kjo nuk është konferencë ndërkombëtare për Serbinë, por për Kosovën”, shprehet Bytyçi, sipas të cilit, në këtë konferencë do të diskutohej statusi dhe territori i shtetit të Kosovës. Sipas tij, “Rama synon që të “bëjë paqen ballkanike”, duke vënë si bast pasuritë, territorin, ose statusin e Kosovës” dhe se “Kjo manovër e tij është në fakt ide e presidentit të Serbisë”.
Bytyci thotë gjithashtu se të njëjtën gjë si Rama, e kishte kërkuar edhe Ivica Daçiç në vitin 2018, i cili në atë kohë ishte Ministër i Jashtëm i Serbisë.
Sipas kësaj logjike, thotë Bytyçi, në emër të menderes së rehatshme të Edi Ramës, Kosova ose duhet të heqë dorë nga pavarësia, ose nga integriteti territorial dhe sovraniteti i institucioneve të shtetit në të gjithë territorin e saj”
Njohesi I zhvillimeve ballkanike thotë gjithashtu se kjo sjellje dhe ky qëndrim politik i kryeministrit të Shqipërisë duhet kundërshtuar me të gjithë forcën, pasi sipas Bytycit, me kete conference po synohet të zhvleftësohen të gjitha arritjet e derisotme të Kosovës në rrugën e ndërtimit të shtetit.
“Duket se Edi Rama ia ka vënë syrin territorit. Është projekt serbo-soros-ramoviç”, nënvizon Bytyçi
Më tej, Bytyçi thekson se Rama, Vuçiq e Soros po përpunojnë taktika të reja, të cilat qëllim kryesor e kanë ndarjen e Kosovës, I cili gjithashtu deklaroi: Vuçiç, Rama dhe Soros po përpunojnë taktika të reja për të mos hequr dorë nga synimi i ndarjes.
“Por ka ndërkombëtarë të tjerë perëndimorë që janë kundër këtij projekti. Britania e Madhe p.sh. Pse Edi Rama e ka forcuar diskursin e tij kundër Britanisë së Madhe?! Vërtet beson dikush se ka hallin e emigrantëve shqiptarë në këtë vend?! Jooo! Sepse Britania e Madhe është kundër ndarjes së Kosovës. Konferenca ndërkombëtare i shërben këtij qëllimi”.
Sipas Bytycit, konferencë ndërkombëtare pa Britaninë e Madhe dhe Turqinë për Kosovën e Ballkanin nuk do të ketë. Aq më tepër që kryeministri shqiptar e sheh këtë konferencë në kuadër të NATO-s. Të dyja këto vende e kuptojnë fare mirë se cilat janë qëllimet e mbrapshta të Sorosit, Ramës dhe Vuçiç”