Connect with us

Lifestyle

Arsyet pse nuk duhet të flini pa rroba, edhe nëse është shumë nxehtë

Temperaturat janë rritur në vendin tonë dhe jemi ende në fillim të verës. Orët në plazh apo në një bar plazhi janë mjaft të këndshme, por çka nëse në shtëpi është vapë dhe nuk mund të flini?

Sigurisht, nëse nuk keni ajër të kondicionuar në shtëpi, gjërat mund të bëhen një makth në një verë të nxehtë kur po përpiqeni të flini, por të dëshironi të hiqni rrobat tuaja nuk është gjëja më e mirë për të bërë, edhe nëse mendoni se do t’ju lehtësojë .

Gjumi pa rroba mund ta përkeqësojë gjendjen, pasi djersa mblidhet në trupin tuaj dhe më pas qëndron atje. Pavarësisht se sa nxehtë është, temperatura e trupit bie gjatë natës. Ndaj ekspertët sugjerojnë që netët më të nxehta të vishni veshje të lehta për të fjetur në mënyrë që të thithin djersën që keni, e cila mund t’ju freskojë. Edhe pse mund të duket si gjëja e fundit që dëshironi të bëni kur është vërtet nxehtë, shtimi i ndonjë copë pëlhure sipër jush mund të ndihmojë në fakt.

Mënyra të tjera që mund t’ju ndihmojnë të freskoheni kur është shumë vapë janë të mbani perdet ose blindat të mbyllura kur temperatura rritet dhe të hapni dritaret pak para se të shkoni në shtrat për të lejuar pak ajër më të freskët në mënyrë që të mundeni ndiheni më rehat kur shtriheni.

Në të njëjtën kohë, ekspertët thonë se është e rëndësishme që çarçafët të jenë prej pambuku, që të jenë më të ftohta dhe të bëni një banjë të ngrohtë gjysmë ore para gjumit, për të ulur temperaturën.

Advertisement