Connect with us

Rajon

I riu shqiptar përplaset nga një makinë, humb jetën tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në zonën e Skylabela në ishullin Mykonos

Mediat greke shkruajnë se rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i makinës, i cili punonte në një lokal, humbi kontrollin duke i marrë jetën 27-vjeçarit shqiptar. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë i riu është hedhur nga makina.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendodhje kanë shkuar ambulanca, policia dhe zjarrfikësja, por i riu i cili jetonte në Mykonos kishte ndërruar jetë.

Advertisement