Aktualitet
Çështja Beleri/ Reagon OMONIA: Të implikuar segmente të policisë
Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA, ka reaguar në lidhje me çështjen Beleri. Në një reagim theksohet se çdo tentativë nga organet e drejtësisë për manipulimin e provave dhe fakteve të administruara në dosje, do të denoncohen me forcë brenda dhe jashtë vendit në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.
Ky qëndrim vjen pas lënies në burg të kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri, ku shprehen se në dosjen hetimore të këtij të fundit mund të ketë tentativa për falsifikime, lidhur me akuzat për blerje votash. Ndër të tjera bëjnë me dije se opinioni publik, në ditët në vijim do ti vihen në dispozicion provat e këtyre falsifikimeve dhe emrat konkretë që janë përfshirë në falsifikim si edhe rrethana te tjera që implikojnë segmente të policisë së shtetit dhe drejtësisë në këto akte.
Reagimi i plotë:
OMONIA Himare shpreh indinjatën e thellë dhe shqetësim për falsifikimet e bëra ne dosjen hetimore te Fredi Belerit si edhe vijim e tyre edhe ditët e fundit.
Çdo tentative apo veprim i bërë nga organet e drejtësisë me qellim manipulimin e provave dhe fakteve të administruara në dosje do të denoncohen me forcë brenda dhe jashtë vendit në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.
Ditët ne vijim opinionit publik do ti vihen ne dispozicion provat e këtyre falsifikimeve dhe emrat konkrete qe janë përfshire ne falsifikim si edhe rrethana te tjera tepër te renda qe implikojnë segmente te policisë se shtetit dhe drejtësisë ne këto akte te pa precedentë.